Gara e studentëve: Sfida Covid-19 – thirrje për ide të politikave për të gjithë studentët e talentuar

njoftime Thirrje

 Gara e studentëve: Sfida Covid-19

Këshilli Britanik ka hapur thirrjen për ide të politikave për të gjithë studentët e talentuar, të cilët ndjekin studimet Bachelor dhe Master në një program të caktuar studimi për të adresuar sfidat që ka sjellur pandemia COVID-19.

Gara e studentëve:Sfida Covid-19 është një sfidë e studentëve dedikuar propozim-hartimit të politikave që synojnë të zgjidhin sfidat më problematike të sotme. Pjesëmarrësit e sfidës janë të ftuar të dorëzojnë përmbledhje të politikave në përgjigje të njërës prej sfidave më aktuale (shih më poshtë) deri më 8 Dhjetor 2020. Pesë individët/ekipet më të mira do të kalojnë në finalen online ku do të kenë 3 minuta për të paraqitur idetë e tyre në një panel të përbërë nga politikëbërës, udhëheqës të OJQ-ve dhe përfaqësuesit e donatorëve. Aktiviteti online do të mbahet në gjysmën e dytë të Janarit 2021.

Për më shumë informacion mbi programin e Angazhimit Shkencor të Ballkanit Perëndimor mund të referoheni lidhjes: https://www.britishcouncil.al/programmes/education/sep/policy-challenge

Gjithashtu, për çdo paqartësi mund të komunikoni dhe me Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë në adresën elektronike: international@univlora.edu.al