FSHH – Departamenti i Edukimit








Mirë se vini në Departamentin e Edukimit

Departamenti i Edukimit në Universitetin e Vlorës ofron programe dhe kurse studimi për marrjen e diplomave për Mësuesi në disa specialitete; Cikël i Ulët, Cikël i Ulët Parashkollor, dhe Pedagogji e Specializuar.

Pranë këtij Departamenti punon një staf pedagogjik i përgatitur, i kualifikuar, i përkushtuar dhe me një përvojë disavjecare në mësimdhënie dhe në punën kërkimore – shkencore .
Ne krijojmë kushte që studentët tanë të marrin njohuri dhe të aftësohen si mësimdhënës me grupmosha të ndryshme dhe me grupe speciale fëmijësh.
Për informacion të mëtejshëm referohuni programeve dhe kurseve që ne ofrojmë në faqen tonë të internetit.

Ju mirëpresim të kontaktoni me ne!