Drejtoria e Financës dhe Buxhetit është e Organizuar si më poshtë:
Sektori i Menaxhimit të buxhetit
Sektori i Shërbimeve Financiare
Drejtor: Yllka Arapi
Specialist: Fjorela Llupo
Specialist: Dorina Ilnica
Specialist: Ingrid Karalli
Specialist: Marjanthi Meksi
1-Drejtori
- Në fillim të çdo viti buxhetor pas miratimit nga Bordi i Administrimit së bashku me Administratorin,kryen ndarjen e planit të fondeve buxhetore sipas Regjistrit të Parashikimeve të Prokurimeve Publike dhe koordinon punën për realizimin e planit të buxhetit dhe të detyrave të tij.
- Ndjek realizimin e buxhetit, sipas ndarjes së miratuar nga organet vendimmarrëse të Universitetit.
- Nën drejtimin e Administratorit të Universitetit të “Ismail Qemali” të Vlorës ndjek zbatimin e gjithë procedurave financiare të ndarjes dhe realizimit të buxhetit të Universitetit të “Ismail Qemali” të Vlorës (të ardhur në formën e grantit, të deleguar nga buxheti i shtetit) si dhe të buxheteve të tjera (të ardhurave të veta, të donacioneve, subvencioneve etj.) në strukturat përkatëse funksionale dhe në përputhje me klasifikimin buxhetor në fuqi.
- Ndjek veprimet ekonomiko – financiare me Degën e Thesarit, sipas hapësirës së përcaktuar në aktet ligjore e nënligjore, që rregullojnë këto marrëdhënie.
- Ndjek shpenzimet e buxhetit dhe të fondeve të tjera që disponon Universiteti, rakordon çdo muaj situacionet e shpenzimeve një kopje e të cilës dërgohet në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.
- Ndjek realizimin e të ardhurave të Universitetit të “Ismail Qemali” të Vlorës nga shërbimet ndaj të tretëve si dhe I ballafaqon ato me planin.
- Raporton Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të gjitha të dhënat që kërkohen periodikisht (çdo muaj) dhe jashtë radhe kur kërkohet nga institucioni epror në fjalë.
- Përgatit çdo muaj situacionin mujor dhe progresiv të shpenzimeve (paga, sigurime shoqërore, valutë, shpenzime operative, bursa, investime etj).
- Nxjerr të gjitha të dhënat ekonomike që u duhen drejtuesve të institucionit për studime të ndryshme si dhe degëve të tjera, në kuadrin e studimeve e aktiviteteve të miratuara nga Rektorati, mbi bazën e analizës së të dhënave që disponon bën studime e propozime pranë Administratorit për përmirësimin e strukturave financiare e të metodave të punës.
- Zbaton Vendimet e Senatit , Bordit të Administrimit dhe Rektorit që kanë të bëjnë me problemet financiar.
- Bën mbylljen e Pasqyrave Financiare Vjetore për gjithë Universitetin e “Ismail Qemali” të Vlorës brenda afateve të përcaktuara në aktet ligjore.
- Punon me plane vjetore, të ndarë në plane mujore (1 mujore) të miratuara nga Ministria e Financës dhe në fund të çdo katërmujori i paraqet një raport mbi aktivitetin e saj Administratorit të Universitetit, dhe në fund të çdo viti kalendarik kryen analizën e punës vjetore dhe paraqet raport me shkrim Administratorit / Rektoratit të Universitetit të “Ismail Qemali” të Vlorës.
- Nën drejtimin e Administratorit harton dhe plotëson tabelat e Projekt Buxhetit të Universitetit të “Ismail Qemali” të Vlorës.
- Ndjek invetarizimet e të gjithë vlerave materiale dhe monetare të Fakulteteve Departameteve, Administratës dhe Magazinës së UV-së.
- Detyra të tjera: Përveç detyrave kryesore, ndjek dhe realizon edhe detyra të tjera rastësore, gjithmonë në zbatim të ligjeve të shtetit apo urdhërave të Rektorit.
2. Sektori I menaxhimit te Buxhetit
Specialisti i Buxhetit 1
- Pasi merren informacionet nga zyrat perkatese ndihmon Drejtorin dhe Administratorin per harimin e planit buxhetor afatmesem dhe atij vjetor.
- Kontrollon gjithe praktikat qe vijne per likujdim per saktesine e dokumentacionit dhe te fondit te perdorur,duke I ballafaquar me buxhetin e planifikuar.
- Kontabilizon magazine dhe e rakordon ate cdo3- muaj me magazinierin.
- Kontabilizon te ardhurat mujore sipas fakulteteve.
- Kryen kontabilizimin e bankes, te shpenzimeve, te situacioneve, te te ardhuave.
- Ndihmon Drejtorin ne mbylljen e pasqyrave financiare.
- Kryen pune administrative te natyrave te ndryshme, sipas problematikave qe dalin.
Specialisti i Buxhetit 2
- Ky specialist do te kete per detyre inventarizimin e Mjeteve kryesore.
- Evidentimi I te gjitha levizjeve te ketyre mjeteve.
- Perpilimi I proces verbaleve per levizjet dhe nxjerrjet jashte perdorimit.
- Hedhja e te gjithe aseteve ne nje program financiar ku do percaktohet koha e blerjes, amortizimi vjetor, dhe cdo levizje tjeter e mjetit.
- Kryen pune administrative te natyrave te ndryshme, sipas problematikave qe dalin.
Magazinieri
Detyrat dhe përgjegjësitë:
1. Është përgjegjës për vendosjen, sistemimin dhe administrimin e gjithë materialeve që ndodhen në magazinë.
2. Bën inventarizimin e materialeve, dokumenton çdo lëvizje në magazinë (hyrje ose dalje), si dhe transferon materiale sipas një kërkese të aprovuar nga administrator I Universitetit.
3. Është përgjegjës për ruajtjen e vlerave materiale sipas kushteve teknike që kërkon secili prej tyre.
4. Është përgjegjës për rregullsinë dhe ligjshmërinë e plotësimit të të gjithë dokumentacionit të hyrjes (marrjes në dorëzim) apo daljes (dorëzimit) të materialeve, si fletëhyrje, fletëdalje, proçesverbale etj.
5. Plotëson ditarin e magazinës për çdo lëvizje, hyrje-dalje dhe dokumentat dhe kartelat përkatëse.
6. Mban proçesverbale për çdo incident, thyerje, dëmtim apo shpërdorim.
7. Mban inventarin e gjendjes së mallit në magazinë dhe përgatit raporte.
Ne cdo tremujor rakordon me specialisten e finances gjendjen e magazines nepermjet nje process verbali te firmosur nga te dy palet.
8. Është përgjegjës të performojë detyra të tjera që kërkohen nga eprori i drejtpërdrejtë.
3. Sektori i Shërbimeve Financiare
Specialisti i Finances 1
- Pergatitjen e listepagesave te muajit pasi eshte mbledhur gjithe dokumentacioni I nevojshem(koheshenues,raporte,dokumente per leje pune, etj).
- Punon pasqyren e pagave sipas fakulteteve sipas formatit te vene ne dispozicion.
- Pergatit dokumenta ne lidhje me raportet e punonjesve si dhe dokumentacionin per daljen ne pension.
- Pergatit borderore per pagesen e pedagogeve te jashtem pasi eshte verifikuar me pare evidence personale e tyre.
- Punon evidencen e te ardhurave te muajit, nxjerr listen emerore te arketimeve te tarifave te shkollimit sipas fakulteteve dhe e kuadron me Thesarin sipas llogarive ekonomike.
- Ploteson vertetim page per stafin e Universitetit sipas kerkesave te herepashereshme.
- Mban protokollin e finances.
- Kryen pune administrative te natyrave te ndryshme, sipas problematikave qe dalin.
Specialisti i Finances 2
- Hedh ne sistemin e tatimeve levizjen e punonjesve ne cdo muaj.
- Ploteson sigurimet shoqerore ne kete sistem sipas rregullave ne fuqi.
- Mban librin e pagave te punonjesve te Institucionit.
- Kontrollon dhe perllogarit djetat brenda dhe jashte vendit.
- Kontrollon dokumentacionin e rimburesimeve dhe ben perllogaritjet sipas rregullave te vendosura.
- Kontrollon dhe ben borderone e Bursave te studenteve.
- Ploteson librezat e kontributeve.
- Kryen pune administrative te natyrave te ndryshme, sipas problematikave qe dalin.
- Kontrollon gjithe praktikat qe vijne per likujdim per saktesine e dokumentacionit dhe te fondit te perdorur,duke I ballafaquar me buxhetin e planifikuar.
Kontakt:
drejtoriafinancave@univlora.edu.al