Shtyhet afati i thirrjes për Bursa Studimi për student/staff Erasmus + në Universitetin e Ishujve Baleare (University of the Balearic Islands) në Spanjë.

njoftime Thirrje

Shtyhet afati i thirrjes për bursa studimi për student/staff në kuadër të Programit Erasmus + për komponentin KA1 International Credit Mobility në Universitetin e Ishujve Baleare (University of the Balearic Islands) në Spanjë.

 

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë (UV), në bashkëpunim me Universitetin e Ishujve Baleare (University of the Balearic Islands) në Spanjë në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA1, fton të gjithë studentët dhe stafin e UV-së të aplikojnë për të përfituar bursa mobiliteti.

Fusha e studimit: Gjuhë angleze

Më shumë informacion rreth thirrjes, afateve dhe dokumentave të aplikimit i gjeni në linkun si vijon:

https://internacional.uib.eu/digitalAssets/616/616766_ConvocatAriaERKA1072019ALUIN-EN_Signed.pdf

https://internacional.uib.eu/digitalAssets/616/616787_ERASMUSKA107_IN2019_Signed.pdf

Dokumentat do të pranohen sipas afatit të shtyrë si vijon:

Application period Amendments Provisional decision Accept/renounce/claim Final decision
6th November to                                      17th January 2021 18th to 22th January 2021 15th March 2021 16th to 22th March 2021 26th  March 2021

Për pyetje a paqartësi, mund të kontaktoni me koordinatorin akademik të marrëveshjes, Prof. As. Armela Panajotin (armela.panajoti@univlora.edu.al) ose me Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë (international@univlora.edu.al) pranë Rektoratit, Kati i I-rë.

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë  ju uron suksese!