Bursa Erasmus +për studentët në Universitetin Aurel Vlaicu të Aradit, Rumani

njoftime

Thirrje për bursa studimi për studentët në kuadër të Programit Erasmus + për komponentin KA1 International Credit Mobility në Universitetin Aurel Vlaicu të Aradit (Aurel Vlaicu University of Arad) në Rumani.

Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali”, në bashkëpunim me Universitetin Aurel Vlaicu të Aradit (Aurel Vlaicu University Of Arad) në Rumani në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA1, fton të gjithë studentët e UV-së të aplikojnë për të përfituar 1 (një) bursë studimi për një periudhë rreth 4 (katër) mujore për semestrin e dytë  të vitit akademik 2019-2020.  Mobilitetit do të zhvillohet në periudhën nga 01.03.2020 deri 25.06.2020

Në përfundim të mobilitetit studentët do të vijojnë studimet në universitetin e tyre të origjinës (UV). Ata nuk do të paguajnë asnjë tarifë shkollimi në universitetin pritës (Universitetin Aurel Vlaicu të Aradit), por do të vazhdojnë të paguajnë tarifat që aplikohen në universitetin e tyre të origjinës (UV).

Shpenzimet do të mbulohen nga skema Erasmus +, komponenti KA1 për mobilitet studimi.

Numri i bursave të studimit: 1 (një)

 Bursa përfshin:

  • Kompensimin mujor 800 EUR/muaj;
  • Shpenzimet e udhëtimit 275 EUR, vlerë e përcaktuar në bazë të largësisë midis universitetit pritës dhe atij të origjinës. Përllogaritja e largësisë bëhet në lidhjen e mëposhtme:

https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en

Kriteret për aplikantët:

  1. Të jenë studentë të vitit të dytë/tretë në Bachelor ose studentë të ciklit të dytë të studimeve.
  2. Të jetë student i programit të studimit: në mësuesi për arsimin parashkollor, në mësuesi për arsimin fillor, Gjuhë Angleze, Administrim Biznes, Inxhinieri Mekanike, Informatik.
  3.  Të zotërojë njohuri të mira të gjuhës angleze niveli B1.

Kriteret e përzgjedhjes:

  • Merita akademike.
  • Kompetenca gjuhësore
  • Prioritet më i ulët do t’u jepet atyre që kanë marrë pjesë më parë në mobilitete në të njëjtin cikël studimi.
  • Prioritet do t’u jepet studentëve që u përkasin grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të kufizuara, etj.
  • Kritere të tjera shtesë mund të përfshijnë :
  • Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).

Dokumentet e nevojshme për aplikim përfshijne:

  • Formular aplikimi
  • Kopje të pasaportës
  • Një deklaratë me shkrim nëse nuk ka përfituar nga një tjetër grant Erasmus ose nëse tashmë ka marrë një grant Erasmus, kohëzgjatjen totale të lëvizjeve (ajo e mëparshme dhe Erasmus +) që nuk i kalon 12 muaj / cikli studimi
  • Listë notash
  • Certifikata e gjuhës angleze që vërteton njohjen e gjuhës së kërkuar në marreveshje
  • Kopjet e diplomave dhe kualifikimet profesionale të marra nga kandidati që konsiderohen të dobishme për të mbështetur aplikimin (çertifikatën e Këshillit të Studentëve / organizatat e tjera studentore ose pjesëmarrjen në Sesione të Informacionit të Studentëve, vullnetarë, etj.)
  • Letër reference
  • Vërtetim mjekësor
  • CV (modeli europass)
  • Letër motivimi

Në vëmendjen tuaj: Për t’u njohur me programet e studimit te ofruara në gjuhën angleze ju lutemi konsultoni linkun :

https://psihologie.uav.ro/informatii-studenti/programe-studii

https://cdn.uav.ro/documente-stiinte-umaniste/Programe-de-Studiu/Limba-si-literatura-romana-Limba-si-literatura-engleza-2017-2020.pdf

https://cdn.uav.ro/documente-economie/Programe-de-Studii/plan-de-invatamant-ECTS-2018-2019.pdf

https://inginerie.uav.ro/informatii-studenti/programe-studii

https://cdn.uav.ro/documente-stiinte-exacte/Plan-invatamant-Informatica-2019-2022.pdf

Më shumë informacion rreth universitetit pritës (Universiteti Aurel Vlaicu të Aradit në Rumani) do të gjeni në: https://www.uav.ro/en/

Për përzgjedhjen e studentëve ngrihet një komision ad-hoc, i cili do t’i vlerësojë ata sipas skemës të dërguar prej universitetit pritës.

Dokumentet e aplikimit duhet të dorëzohen pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë brenda datës 06/12/2019.

Kandidatët fitues do të njoftohen prej Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë në adresën e tyre të email-it.

Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 ditëve nga marrja e njoftimit.

Përpara fillimit të mobilitetit kandidatët fitues plotësojnë një dokument të quajtur Learning Agreement (Marrëveshje që vendoset midis studentit që aplikon dhe universitetit të origjinës, në të cilën paracaktohen kurset me kreditet përkatëse sipas kriterit të numrit minimal të krediteve për lëndët që studenti do të ndjekë gjatë semestrit në universitetin pritës, të cilat do t’i njihen në përfundim të tij dhe në vijim të studimeve në universitetin e origjinës).

KUJDES: Studenti duhet të zgjedh ato lëndë në universitetin pritës, të cilat do ti frekuentonte në UV gjatë semestrit që do të kryhet mobiliteti. Studentët që aplikojnë për mobilitet, marrin përsipër pjesën e krediteve të pazgjedhura për shkak të ndryshimeve në programet e studimit ndërmjet UV dhe universitetit pritës. Ato mbeten pjesë e detyrimeve akademike (detyrim frekuentimi) sipas rregullores përkatëse të UV-së.

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit, kontaktoni me Sektorin e Projekteve dhe Mardhënieve me Jashtë, pranë Rektoratit, Kati i I në adresën e – mailit: international@univlora.edu.al.

Për cështje akademike kontaktoni me koordinatorët akademik:

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë  ju uron suksese!

 

Application form Erasmus+