Bursa Erasmus +për mësimdhënieje/trajnim në Universitetin e Salentos në Itali (University of Salento)

njoftime Thirrje

Thirrje për mobilitete mësimdhënieje/trajnim në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA107 International Credit Mobility në Universitetin e Salentos në Itali (University of Salento)

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në bashkëpunim me Universitetin e Salentos në Itali (University of Salento) hap thirrjen për mobilitete stafi në kuadër të Programit “Erasmus+” për komponentin KA107. Ftohen të aplikojnë stafi i UV-së, të cilët plotësojnë kriteret e mëposhtme.

Numri i bursave për mësimdhënie: 2 (dy)

Numri i bursave për trajnim: 1 (një)

Periudha e mobilitetit: Semestri “Pranverë 2020”. Mobiliteti i stafit për mësimdhënie/ trajnim është për një periudhë 5 ditore përfshirë 2 ditë udhëtim  për semestrin e dytë të vitit akademik 2020-2021.

Shpenzimet do të mbulohen nga skema Erasmus +, komponenti KA107 për mobilitet stafi.

Ato parashikojnë shumën prej 275 Euro për udhëtimin vajtje-ardhje (përllogaritur në bazë të largësisë, https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en), si dhe dietën ditore prej 160 Euro/ditë.

Kriteret për aplikim për mësimdhënie:

  • personel akademik i punësuar me kontratë me angazhim me kohë të plotë me afat të pacaktuar në UV;
  • fusha: gjuhë e huaj;
  • përvojë, meritë dhe kontribute akademike dhe shkencore në fushën e sipërpërmendur;
  • argumentim i qartë i qëllimit të vizitës, planit të punës në institucionin pritës.

Kriteret e përzgjedhjes:

  • Titulli akademik/ Grada shkencore
  • Njohja e gjuhës së huaj sipas nivelit të përcaktuar në marrëveshjen ndër-institucionale.
  • Kritere të tjera shtesë mund të përfshijnë:

– Plani i punës i propozuar (Staff Mobility Agreement).

– Vjetërsia në punë;

– Barazia gjinore (aty ku është e mundur të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).

Kriteret për aplikim për trajnim:

  • Të jetë staf efektiv i Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë;
  • Të argumentojë qartazi qëllimin e vizitës në institucionin pritës.

Kriteret e përzgjedhjes:

  • Eksperienca e punës;
  • Njohja e gjuhës së huaj sipas nivelit të përcaktuar në marrëveshjen ndër-institucionale;
  • Prioritet i jepet stafit që nuk ka patur më parë eksperiencë mobiliteti;
  • Kritere të tjera shtesë mund të përfshijnë:
  • Plani i mobilitetit i propozuar (staff mobility agreement);
  • Barazia gjinore (aty ku është e mundur të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formular i aplikimit;
  • Kopje e dokumentit identifikues (pasaportë);
  • Dokument që vërteton statusin e të punësuarit pranë UV-së;
  • CV vetjake në gjuhën angleze;
  • Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohjen e gjuhës angleze (minimumi i kërkuar niveli B2). Përjashtim: stafi me diplomë universitare në gjuhë angleze.
  • Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin;
  • Plani i punës i propozuar (Staff mobility agreement. Dokumentin e gjeni më poshtë).

Procedura e përzgjedhjes:

  • UV ngre një komision Ad – Hoc, i cili do t’i vlerësojë  kandidatët në bazë të kritereve të shpalluara në këtë thirrje.
  • Kandidatët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.
  • Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit Ad-Hoc pranë Rektorit brenda 5 ditëve nga marrja e njoftimit.
  • UV përcjell listën e kandidatëve të nominuar, si dhe gjithë dokumentacionin e kërkuar pranë Universitetit të Salentos.

Afatet e aplikimit:

Dokumentet e aplikimit duhet të dorëzohen brenda datës 11/12/2020 në mënyrat si vijon:

  • dorazi pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë;
  • elektronikisht (të skanuara në formatin pdf) në adresën international@univlora.edu.al dhe (CC) në adresën londo@univlora.edu.al

Më shumë informacion rreth universitetit pritës të Salentos  në Itali do të gjeni në: https://www.unisalento.it/

Ju lutem, kini në vëmendjen tuaj që realizimi i mobilitetit sipas periudhës së planifikuar do të varet nga situata Covid-19.

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit, kontaktoni me koordinatorin akademik të marrëveshjes Prof. Asoc. Frosina Londo në adresën e e-mailit: frosina.londo@univlora.edu.al dhe/ose Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, pranë Rektoratit, Kati i I-rë në adresën e e-mailit: international@univlora.edu.al.

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë  ju uron suksese!

FORMULAR APLIKIMI PER PERSONELIN TRAJNIM

Formular aplikimi staf akademik

mobility-agreement-teaching_en (1)

mobility-agreement-training_en