Bursa Erasmus + për mësimdhënie/trajnim në Universitetin Wrocław (University of Wrocław) në Poloni.

njoftime

Thirrje për mobilitet stafi për mësimdhënie/trajnim në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA1 International Credit Mobility në Universitetin Wrocław (University of Wrocław) në Poloni.

 

Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali” në bashkëpunim me Universitetin Wrocław (University of Wrocław), Poloni, në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA1, fton stafin akademik të punësuar me kontratë me afat të pacaktuar në UV, të aplikojnë për të përfituar bursë për mësimdhënie/trajnim për një periudhë 5 ditore për aktivitetin  “10th INTERNATIONAL STAFF TRAINING WEEK” për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020 pranë Universitetit Wrocław.

Mobiliteti në këtë institucionin pritet të përmbushet në datat 11-15 Maj 2020.

Më shumë detaje mbi aktivitetin dhe mënyrën e aplikimit e gjeni në linkun: http://staffmobility.eu/staffweek/10th-international-staff-training-week

Shpenzimet do të mbulohen nga skema Erasmus +, komponenti KA1 për mobilitet stafi.

Ato parashikojnë shumën prej 275 Euro për udhëtimin vajtje-ardhje (përllogaritur në bazë të largësisë, https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en), si dhe dietën ditore prej 140 Euro/ditë.

Numri i bursave për mësimdhënie: 1 (një)

Numri i bursave për trajnim: 1 (një)

Kriteret për aplikim për mësimdhënie:

  • Të jetë personel akademik i punësuar me kontratë me angazhim me kohë të plotë me afat të pacaktuar në UV;
  • Të jetë i fushës: Gjuhë e huaj, Edukim dhe Biologji;
  • Preferohet të jetë staf me gradë shkencore;
  • Të ketë përvojë dhe kontribute akademike dhe shkencore në fushën e sipërpërmendur;
  • Të argumentojë qartazi qëllimin e vizitës, planin e punës në institucionin pritës.

Kriteret e përzgjedhjes:

  • Titulli akademik/ Grada shkencore ;
  • Njohja e gjuhës së huaj sipas nivelit të përcaktuar në marrëveshjen ndër-institucionale;
  • Prioritet i jepet stafit që nuk ka patur më parë eksperiencë mobiliteti;
  • Kritere të tjera shtesë mund të përfshijnë:
  • Plani i punës i propozuar (staff mobility agreement);
  • Vjetërsia në punë;
  • Barazia gjinore (aty ku është e mundur të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).

Kriteret për aplikim për trajnim:

  • Të jetë staf efektiv i Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë;
  • Të argumentojë qartazi qëllimin e vizitës në institucionin pritës.

Kriteret e përzgjedhjes:

  • Eksperienca e punës ;
  • Njohja e gjuhës së huaj sipas nivelit të përcaktuar në marrëveshjen ndër-institucionale;
  • Prioritet i jepet stafit që nuk ka patur më parë eksperiencë mobiliteti;
  • Kritere të tjera shtesë mund të përfshijnë:

Plani i mobilitetit i propozuar (staff mobility agreement);

  • Barazia gjinore (aty ku është e mundur të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formular i aplikimit;
  • Kopje e dokumentit identifikues (pasaportë, ID);
  • Dokument që vërteton statusin e të punësuarit pranë UV-së;
  • CV vetjake në gjuhën angleze;
  • Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton nivelin e njohjes së gjuhës së kërkuar në marrëveshje, përjashtim nga ky detyrim bëjnë stafi që është diplomuar për gjuhë angleze/të huaj.
  • Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin;
  • Plani i punës i propozuar (staff mobility agreement);
  • Letër argumentuese (rreth 300 fjalë) në gjuhën angleze lidhur me qëllimin dhe përfitimin institucional të mobilitetit, bazuar në prioritetet e nënvizuara sipas udhëzimeve të Komisionit Evropian për këtë skemë.

(https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/organisations#tab-1-1).

Për përzgjedhjen e stafit aplikues ngrihet një komision, i cili do t’i vlerësojë ata në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA107 International Credit Mobitily në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë’’ si dhe kritereve të thirrjes.

Dokumentet e aplikimit duhet të dorëzohen pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë brenda datës 10/02/2020.

Kandidatët fitues do të njoftohen prej Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë në adresën e tyre të email-it.

Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 ditëve nga marrja e njoftimit.

Për përzgjedhjen e stafit  ngrihet një komision, i cili vlerëson stafin në përputhje me kriteret e thirrjes.

Procesi i brendshëm i përzgjedhjes nuk garanton që mobiliteti do të kryhet. Përzgjedhja duhet të konfirmohet nga institucioni pritës përmes një letre pranimi.

Më shumë informacion rreth universitetit Wrocław, Poloni do të gjeni në:  https://uni.wroc.pl/

Për të dhëna të mëtejshme rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë (e-mail: international@univlora.edu.al), pranë Rektoratit, kati i parë.

 

 

 

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë  ju uron suksese!

 

Thirrje-hapur-per-personel-_Wroclaw.

FORMULAR-APLIKIMI-PER-PERSONELIN-TRAJNIM.

FORMULAR-APLIKIMI-PER-PERSONELIN-AKADEMIK_Wroclaw.