Aktivitete në Departamentin e Gjuhëve të Huaja








Aktivitete

Departamenti i Gjuhëve të Huaja organizon periodikisht aktivitete shkencore ndërkombëtare me pjesëmarrje të gjerë të stafit akademik të këtij departamenti, por jo vetëm. Kolegë të departamenteve të tjera brenda dhe jashtë Shqipërisë janë bërë pjesë e rëndësishme e këtyre aktiviteteve me kontributin e tyre kërkimor-shkencor.

Studentët e këtij departamenti kanë dhënë gjithashtu një ndihmesë të vyer në organizimin e këtyre aktiviteteve.

2017

Në datën 6 maj  2017 u organizuakonferenca e dytë shkencore e Departamentit tëGjuhëve të Huaja me temë “FOREIGN LANGUAGE STUDIES AND GLOBALIZATION, A LINK BETWEEN LANGUAGE AND CULTURE: The Past, The Present and The Future”.

Këtu do të gjeni posterin e konferencës, programin e konferencës dhe librin e abstrakteve.

Në datat 8-10 qershor 2017 zhvilloi punimet konferenca e katërt e ASSE-s (Albanian Society for the Study of English) me temë “English and I: Literary and Cultural Encounters”. Për më shumë, mund të vizitoni www.assenglish.org/eandi.

Në datat 8-9 shtator 2017 u zhvillua konferenca ndërkombëtare me temë “Mapping Balkan routes: Literary, Cultural and Linguistic Landscapes”. Aktiviteti ishte një bashkëpunim me Departamentin e Gjuhë-Letërsisë, Fakulteti i Shkencave Humane, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë dhe Fakultetin e Filologjisë, Universiteti i Beogradit.Konferenca pati jehonë të gjerë në qarqet akademike në vend, si dhe në median e shkruar dhe audio-vizive.

Këtu do të gjeni posterin e konferencës, programin e konferencës dhe librin e abstrakteve.

Në datën 14 dhjetor 2017 zhvilloi punimet konferenca e hapur studentore. Këtu do të gjeni programin e konferencës.

2018

Në datën 30maj 2018 u organizua konferenca e tretë shkencore e Departamentit të Gjuhëve të Huaja me temë “LANGUAGE, CULTURE AND COMMUNITY: 21ST-CENTURY PERSPECTIVES”.

Këtu do të gjeni posterin e konferencës, programin e konferencës dhe librin e abstrakteve.

Në datat 26-27 tetor 2018 u zhvillua në Beograd, Serbi, edicioni i dytë i konferencës ndërkombëtare me temë “Mapping Balkan routes: Literary, Cultural and Linguistic Landscapes”. Aktiviteti ishte një bashkëpunim i  Fakultetit të Filologjisë, Universiteti i Beogradit dhe Fakultetit të Shkencave Humane, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë.

Këtu do të gjeni posterin e konferencës dhe për programin klikoni në këtë link, http://147.91.76.20/wp-content/uploads/skupovi/balkan2/CONFERENCE%20PROGRAMME.pdf.

Në datën 7 nëntor 2018 zhvilloi punimet konferenca studentore për studime gjuhësore, letrare dhe kulturore. Këtu do të gjeni posterin e konferencës, programin e konferencës dhe librin e abstrakteve. Punimet e përmbledhura të kësaj konference, i gjeni këtu

Në datat 2-4 maj 2019 u zhvillua konferenca ndërkombëtare me temë “Redefining Communityin Intercultural ContextRCIC’19: Migration &Intercultural Dialogue”. Aktiviteti ishte një bashkëpunim i Akademisë së Forcave Ajrore, Brashov, Rumanime Departamentin e Gjuhëve të Huaja, Fakulteti i Shkencave Humane, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë. Për më shumë informacion, mund të vizitoni http://www.afahc.ro/ro/rcic/2019/rcic’19.html.

Në datat 6-8 qershor 2019 u zhvillua konferenca ndërkombëtare me temë “The “CROSS-INTER-MULTI-TRANS-” disciplinarit(ies) of English Studies”. Për më shumë informacion, mund të vizitoni http://www.assenglish.org/cimt/.

Në datën 9 nëntor 2019 u zhvillua konferenca e katërt ndërkombëtare me temë “The “CROSS-INTER-MULTI-TRANS-” disciplinarit(ies) of English Studies”. Për më shumë informacion, mund të vizitoni https://sites.google.com/a/univlora.edu.al/conferencedfl2019/.

Në datën 21 dhjetor 2019 u zhvillua konferenca ndërkombëtare me temë “Studi italiani nei Balcani: prospettive passate, presenti e future sul ruolo dell’Italia verso l’integrazione dei Balcani nell’UE”. Për më shumë informacion, mund të vizitoni https://sites.google.com/a/univlora.edu.al/italian-studies-in-the/.

Shkolla verore

Departamenti i Gjuhëve të Huaja ka një traditë të mirë të organizimit të shkollave verore, sidomos në kuadër të projekteve TEMPUS dhe projekteve DAAD.

Në kuadër të projektit TEMPUS ‘SEEPALS’u organizuan dy shkolla verore, një në Maribor, Slloveni, korrik 2011 ku morën  pjesë dy studentë të Departamentit të Gjuhëve të Huaja dhe një në Niksic, Mal i Zi, korrik 2012 ku morën pjesë dy studentë të Departamentit të Gjuhëve të Huaja.

Në kuadër të projekteve DAAD janë organizuar këto shkolla verore:

gusht 2013, Ohër, Maqedoni e Veriut

“Academic Writing for Graduates from SE Europe”, ku moren pjesë katër student të Departamentit të Gjuhëve të Huaja. Për më shumë informacion, klikoni këtu (https://www.tu-chemnitz.de/phil/english/sections/ling/AW4SEE/AW4SEE.php).

gusht 2014, Vlorë, Shqipëri

“Academic Writing for Graduates from SE Europe”,ku morën pjesë njëmbëdhjetë student të Departamentit të Gjuhëve të Huaja. Për më shumë informacion, klikoni këtu(https://www.tu-chemnitz.de/phil/english/sections/ling/AW4SEE/AW4SEE2014.php).

gusht 2017, Ohër, Maqedoni e Veriut

“DIgesting Crises in Europe, DICE”, ku moren pjesë katër student të Departamentit të Gjuhëve të Huaja.Për më shumë informacion, klikoni këtu (https://www.tu-chemnitz.de/phil/english/sections/ling/NEWS4SEE/News4SEE2017.php)

korrik 2018, Split, Kroaci

“Credibility, Honesty, Ethics, and Politeness in Academic and Journalistic Writing, CHEP”, ku morën pjesë katër student të Departamentit të Gjuhëve të Huaja.Për më shumë informacion, klikoni këtu(https://www.tu-chemnitz.de/phil/english/sections/ling/NEWS4SEE/News4SEE2018.php).

gusht 2019, Ohër, Maqedoni e Veriut

“Conflicting Truths in Academic and Journalistic Writing”, ku morën pjesë tetë student të Departamentit të Gjuhëve të Huaja. Për më shumë informacion, klikoni këtu(https://www.tu-chemnitz.de/phil/english/sections/ling/NEWS4SEE/News4SEE2019.php).