Njoftojmë të gjithë studentët kryesisht ata të Fakultetit të Shëndetit Publik dhe Fakultetit të Shkencave Teknike, të marrin pjesë në diskutimin rreth filmave mjedisorë, sipas Programit të hartuar dhe miratuar nga Zyra e Delegacionit Evropian në Shqipëri. Kjo shfaqje organizohet nga Qëndra për Informim e Bashkimit Evropian & Auleda – Agjensia e Zhvillimit Ekonomik Lokal si anëtare e Rrjetit Kombëtar për Shërbimet Mjedisore, mbështetur nga REC – Qendra Rajonale e Mjedisit Shqiperi.
Shfaqja do të organizohet në datën 25 Tetor 2017 ora 13:30 në ambientet e Qëndrës për Informim të BE-së.
Jeni të mirëpritur të merrni pjesë!