Me motivacionin:
“Për kontributin e çmuar në forcimin e ligjshmërisë dhe bashkëpunimit dypalësh midis Italisë dhe Shqipërisë, nëpërmjet veprimeve konkrete ka transformuar kufirin Adriatik në një zonë bashkëpunimi dhe sigurie duke u angazhuar në garantimin e shëndetit ekonomisë dhe mirëqënies sociale të dy vendeve tona.”
Nderuan me pjesëmarrjen e tyre Ceremoninë personalitete si:
Kryetar i Bashkisë Vlorë Z.Ermal Dredha
Prefekti i Qarkut Vlorë Z.Plator Nesturi
Konsull Italian VlorëZ.Achille Provenzano
Drejtor i Policisë Kufitare Vlorë Z.Bledi Jaho
Drejtor i Policisë Vlorë Z.Elidon Cela
Komandant i Delta Forcë Radhimë Z.Avni Gjidiaj
Komandant i Pashaliman Z.Bamir Likaj
Drejtor I Doganës Vlorë Z.Artan Bedini
Kryetar i Gjykatës Vlorë Z.Enkel Peza
Prokuror Rrethi Z.Erion Shqarri
Kryetar i Dhomaës së Tregtisë Vlorë Z.Arben Breshani
Rektorja e Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, Prof. Dr. Aurela Saliaj, u shpreh se Senati Akademik vendosi të akordojë këtë titull me motivacionin që Z.Andrea De Gennaro ka dhenë kontribut të cmuar me punën e tij për të zbatuar veprime konkrete dhe të synuara për mbrojtjen e ligjshmërisë si në territorin italian, ashtu edhe në atë shqiptar.
Ceremonia vijoji më Relatimet :
Relatoi -Dekania e Fakultetit Ekonomik, Prof.Asoc. Zamira Sinaj,për arritjet akademike dhe jetën e të nderuarit gjeneral i korpusit të ushtrisë Andrea De Gennaro.
Relatoi – Prof. Dr Albert Qarri, mbi kontributin e Gjeneralit të korpusit të ushtrisë Andrea De Gennaro.
Më pas dhënia e Çertifikatës me titullin “Doctor Honoris Causa” Gjeneralit Andrea De Gennaro u bë nga Kryetarja e Senatit Akademik dhe Rektore e Universitetit “Ismail Qemali” , Vlorë Prof.Dr. Aurela Saliaj,
Fjalën e mori më pas Gjeneralit Andrea De Gennaro :
Me emocione të thella dhe mirënjohje të sinqertë ndodhem sot në sallën e senatit të Universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës, një emër që kujton një figurë emblematike të pavarësisë shqiptare, për të marrë këtë vlerësim të lartë.titulli Honoris Causa, që më jepet sot, përfaqëson një arritje që shkon përtej meritave të mia personale dhe merr një domethënie të veçantë në kontekstin e këtij institucioni të shquar. vëmendja juaj më nderon thellësisht dhe më mbush me krenari.
Universiteti i vlorës përfaqëson një qendër të shkëlqyer akademike,të hapur ndaj dijes dhe të angazhuar për zhvillimin kulturor dhe shoqëror të vendit. me një histori të pasur traditash dhe me një vizion të kthyer nga e ardhmja, ai luan një rol thelbësor nëformimin e brezave të rinj, duke promovuar kërkimin shkencor dhe dialogun ndërkulturor.
Jam veçanërisht i lumtur të marr këtë vlerësim në shqipëri, një vend për të cilin Guardia di finanza ndien lidhje të thella dhe të sinqerta miqësie.një vend i pasur me histori, burime dhe bukuri natyrore, që ka ditur të përballet me sfida të rëndësishme dhe sot përfaqëson një shembull gjallërie dhe përparimi.si komandant i përgjithshëm i guardia di finanza, dëshiroj të theksoj bashkëpunimin e frytshëm që ekziston mes efektivëve tanë dhe autoriteteve shqiptare, veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të paligjshëm, si dhe në mbrojtjen eekonomisë dhe financave publike.
Së fundi, një mendim të veçantë dëshiroj t’ua kushtoj studentëve,protagonistëve të vërtetë të së ardhmes.për ju, kam një mesazh: dija është arma juaj më e fuqishme;njohuria është themeli i lirisë dhe drejtësisë.kultivoni kureshtjen, përkushtimin dhe etikën, sepse do të jeni ju ataqë do të drejtoni të nesërmen.