njoftime Projekte

Starton projekti më i ri europian Suprom “Menaxhimi i qëndrueshëm i projekteve në universitetet e Ballkanit Perëndimor

Në datë 29 Janar 2025 u zhvillua takimi i parë i konsorciumit në mjediset  e rektoratit të Universitetit të Lubjanes, Slloveni. Në datat 30-31 Janar pranë Fakultetit te Shkencave Sociale u mbajt workshop-i në lidhje me modelin e procesit të analizës për menaxhimin e projekteve. Në përberje të konsorciumit morën pjesë përfaqësues nga Universiteti i Lubjanës, (Slloveni) në cilësinë e koordinatorit, Universiteti i Korçës, Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, Universiteti i Elbasanit, Universiteti i Palermos, (Itali), Universiteti i  Mostarit,( Bosnje –Hercegovina), Universiteti i Tuzlës, ( Bosnje –Hercegovina), CSE- UNIMED, (Itali).

Në kuadër të këtij projekti do të zhvillohen së shpejti trainime në lidhje me rritjen e kapaciteteve të stafit akademik për shkrimin dhe menaxhimin e projekteve në të ardhmen. Ky projekt do të zgjasë 2 vjet. Projekti ka në fokus ngritjen e kapaciteteve për shkrim dhe menaxhim projektesh ndërkombëtare.