Thirrje mobiliteti për studentë në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA171 International Credit Mobility në Universitetin Politeknik të Kartagjenës në Spanjë (Polytechnic University of Cartagena)
Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në bashkëpunim me “Polytechnic University of Cartagena” në Spanjë hap thirrjen për mobilitet studentësh në kuadër të Programit “Erasmus+” për komponentin KA171, për të cilën ftohen të aplikojnë të gjithë studentët e UV-së.
Mobiliteti në nivel Shqipërie përfshin::
- Lloji i mobilitetit: Studim.
- Kohëzgjatja: 5 muaj.
- Numri i kuotave: 3 (tre) .
- Periudha e mobilitetit: 1 mobilitet duhet të realizohet në semestrin pranverë 2025 dhe 2 mobilitete në semestrin vjeshtë 2025.
- Bursa: 850 Euro/muaj .
- Shpenzime udhëtimi: 275 Euro. Shpenzimet e udhëtimit përllogariten në bazë të largësisë sipas linkut: https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en
Aplikantët duhet të plotësojnë kriteret si vijon:
- Të jenë studentë të UV-së në “Bachelor” (përjashtohen studentët që janë në vit të parë në periudhën e mobilitetit) dhe “Master” të UV-së.
- Të jenë studentë në programet e studimit sipas kodit ISCED në marrëveshjen ndërinstitucionale:
– 0710 Engineering
– 061 Information and Communication Technologies
– 0716 Naval Engineering
– 0411 Accounting and taxation
– 0412 Finance, banking and insurance
– 0413 Management and administration
– 0414 Marketing and advertising
– 1015 Tourism
- Të jenë student, të cilët nuk e kanë përmbushur periudhën e lejuar të realizimit të mobilitetit brenda një cikli studimi (prej 12 muajsh në total).
- Njohja e gjuhës së huaj sipas nivelit të përcaktuar në marrëveshjen ndër-institucionale (minimumi niveli B2 gjuhë angleze/spanjolle).
Kriteret e përzgjedhjes:
Studentët do të përzgjidhen në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit “Erasmus+” KA107 International Credit Mobility’’, sipas kritereve të mëposhtme:
- Merita akademike.
- Kompetenca gjuhësore.
Në rast të kandidatëve me pikë të barabarta:
- Prioritet do t’u jepet studentëve që u përkasin grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të veçanta, etj.
- Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).
- Prioritet do t’u jepet studentëve që nuk kanë përfituar më parë nga programi Erasmus+ KA1.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Formular aplikimi.
- Kopje ID / pasaportë.
- Vërtetim studenti.
- Lista e notave.
- Letër motivimi në anglisht.
- Çertifikata e gjuhës së huaj që vërteton nivelin e njohjes së gjuhës së kërkuar, përjashtim nga ky detyrim bëjnë studentët e diplomuar për gjuhë angleze.
- Dokument që vërteton që studenti u përket grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të veçanta, nga familje që trajtohen me ndihmë ekonomike ose bursë nga shteti etj, (nëse e dispononi).
Dorëzimi i dokumentave të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtme:
- Elektronikisht (të skanuara në formatin pdf) në adresën international@univlora.edu.al
- Dorazi pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, Kati i I-rë.
Shënim: Studentët janë të lutur përpara dorëzimit të aplikimit të konsultohen me koordinatorin akademik të marrëveshjes/ përgjegjësin e departamanetit, nëse aplikimi i tyre është i përshatshëm mbështetur në katalogun e kurseve të ofruar në gjuhë angleze sipas linkut https://international.upct.es/courses-in-english
Afati i fundit i aplikimit është 06/12/2024.
Procedura e përzgjedhjes:
- UV ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i rendisë kandidatët në bazë të skemës së pikëzimit si dhe kritereve të thirrjes.
- Kandidatët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.
- Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 (pesë) ditëve nga marrja e njoftimit.
Faza e përzgjedhjes nga universiteti pritës:
– Përzgjedhja finale e studentëve që do të përfitojnë bursat e akorduara për universitetet shqiptare do të realizohet nga “Polytechnic University of Cartagena”.
Përpara fillimit të mobilitetit studentët fitues plotësojnë një dokument të quajtur Learning Agreement (Marrëveshje që vendoset midis studentit që aplikon, universitetit të origjinës si dhe universitetit prites, në të cilën paracaktohen kurset me kreditet përkatëse sipas kriterit të numrit minimal të krediteve që studenti do të ndjekë gjatë semestrit në universitetin pritës, të cilat do t’i njihen në përfundim të tij dhe në vijim të studimeve në universitetin e origjinës).
KUJDES! Studenti, i cili do të kryejë gjatë një semestri mobilitetin në universitetin pritës, duhet të zgjedhë lëndë ekuivalente/ngjashme me ato që do të zhvillonte në UV në po atë semestër. Kreditë të pazgjedhura nga studentët që aplikojnë për mobilitet, për shkak të ndryshimeve midis programeve të studimit të UV-së dhe atyre të universitetit pritës, mbeten pjesë e detyrimeve akademike të programit të studimit që ndjek studenti aplikant të cilat ai/ajo duhet t’i shlyejë sipas rregulloreve përkatëse të UV-së.
Më shumë informacion mbi universitetin pritës dhe katalogun e kurseve e gjeni në linket:
https://international.upct.es/courses-in-english
Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë (international@univlora.edu.al)
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë ju uron suksese!