njoftime

Bursa Erasmus+ për student në Universitetin e Iashit “Alexandru Ioan Cuza” në Rumani (Alexandru Ioan Cuza” University of Iasi)

Thirrje për bursa studimi për studentë në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA1 International Credit Mobility.

 

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në kuadër të Programit “Erasmus+” KA171, fton të gjithë studentët e UV-së të aplikojnë për bursë për mobilitet studimi për një semestër në Universitetin e Iashit “Alexandru Ioan Cuza” në Rumani (Alexandru Ioan Cuza” University of Iasi).

 

Mobiliteti përfshin:

– Shkëmbimin për studentët e programeve të studimit të ciklit të parë, të dytë dhe të tretë.

– Kohëzgjatja: 4 muaj e 10 ditë

– Numri i mobiliteteve: 2

– Periudha e mobilitetit: Semestri “Vjeshtë” i vitit akademik 2024-2025 (30 shtator 2024 deri më 9 shkurt 2025 )

– Bursa: 800 Euro/muaj

– Shpenzime udhëtimi: 275 Euro. Shpenzimet e udhëtimit përllogariten në bazë të largësisë sipas linkut:

https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en

 

Kriteret për aplikantët:

Të jenë studentë “Bachelor” (përjashtohen studentët që janë në vit të parë në periudhën e mobilitetit), “Master” ose “Doktoratë” të UV-së.

Të jenë studentë në programin e studimit sipas kodit ISCED “023 Languages”

·       “Bachelor në gjuhë angleze”

·       “Master profesional për CLAB në lëndën gjuhë angleze”

·       “Master i shkencave në përkthim dhe interpretim”

·       “Doktoratë në studime gjuhësore, letrare e kulturore”

Të jenë student, të cilët nuk e kanë përmbushur periudhën e lejuar të realizimit të mobilitetit brenda një cikli studimi (prej 12 muajsh në total).

Njohja e gjuhës angleze minimalisht në nivelin B2.

 

Kriteret e përzgjedhjes:

Studentët do të përzgjidhen në bazë të skemës standard të pikëzimit të udhëzuar nga Universiteti i Iashit “Alexandru Ioan Cuza” në Rumani sipas kritereve të mëposhtme:

      Merita akademike (nga 1 deri në 10, 10 është vlera më e lartë).

      Kompetenca gjuhësore (nga 1 deri në 10, 10 është vlera më e lartë).

      Motivimi (nga 1 deri në 10, 10 është vlera më e lartë).

Në rast të kandidatëve me pikë të barabarta prioritet do ju jepet:

      Studentëve që u përkasin grupeve me prejardhje jo të favorshme sociale ekonomike (duke përfshirë refugjatët kërkuesit azilantë dhe emigrantët).

      Studentëve që nuk kanë përfituar më parë nga programet LLP- Erasmus, Erasmus Mundus ose Programi Erasmus+.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

      Formular aplikimi.

      Kopje e dokumentit identifikues / pasaportë.

      Vërtetim studenti.

      Transkript notash.

      Letër motivimi në anglisht.

      Çertifikatë që vërteton njohjen e gjuhës së huaj.

      Marrëveshjen lëndore për studim të firmosur nga studenti, koordinatori i marrëveshjes dhe përgjegjësi i departamentit.

      Dokument që vërteton që studenti u përket grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të veçanta, nga familje që trajtohen me ndihmë ekonomike ose bursë nga shteti etj, (nëse e dispononi).

 

Dorëzimi i dokumentave të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtme:

      Elektronikisht (të skanuara në formatin pdf) në adresat:

      armela.panajoti@univlora.edu.al   

      international@univlora.edu.al

      Dorazi pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, Kati i I-rë.

Shënim: Studentët janë të lutur përpara dorëzimit të aplikimit të konsultohen me koordinatorin akademik të marrëveshjes/ përgjegjësin e departamanetit, nëse aplikimi i tyre është i përshatshëm mbështetur në katalogun e kurseve te ofruar ne gjuhe angleze sipas linkut si më poshtë: https://www.uaic.ro/en/international/international-students/course-catalog-for-incoming-students/

 

Afati i fundit i aplikimit është 15/07/2024

 

Procedura e përzgjedhjes:

      UV ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i rendisë kandidatët në bazë të skemës së pikëzimit si dhe kritereve të thirrjes.

      Kandidatët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.

      Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 (pesë) ditëve nga marrja e njoftimit.

      Në përfundim të afatit të ankimimit, SPMJ përcjell listën e studentëve të nominuar pranë universitetit pritës.

      Studentët e përzgjedhur do të kontaktohen prej universitetit pritës për të vazhduar më tej me procedurat e nevojshme.

 

Përpara fillimit të mobilitetit studentët fitues plotësojnë një dokument të quajtur Learning Agreement (Marrëveshje që vendoset midis studentit që aplikon, universitetit të origjinës si dhe universitetit prites, në të cilën paracaktohen kurset me kreditet përkatëse sipas kriterit të numrit minimal të krediteve që studenti do të ndjekë gjatë semestrit në universitetin pritës, të cilat do t’i njihen në përfundim të tij dhe në vijim të studimeve në universitetin e origjinës).

KUJDES! Studenti, i cili do të kryejë gjatë një semestri mobilitetin në universitetin pritës, duhet të zgjedhë lëndë ekuivalente/ngjashme me ato që do të zhvillonte në UV në po atë semestër. Kreditë të pazgjedhura nga studentët që aplikojnë për mobilitet, për shkak të ndryshimeve midis programeve të studimit të UV-së dhe atyre të universitetit pritës, mbeten pjesë e detyrimeve akademike të programit të studimit që ndjek studenti aplikant të cilat ai/ajo duhet t’i shlyejë sipas rregulloreve përkatëse të UV-së.

 

Më shumë informacion mbi universitetin pritës dhe katalogun e kurseve e gjeni në linket:

https://www.uaic.ro/en/ 

https://www.uaic.ro/en/international/international-students/course-catalog-for-incoming-students/

 

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me:

      Koordinatorin akademik të marrëveshjes ndërinstitucionale Prof. Asoc. Armela Panajoti (armela.panajoti@univlora.edu.al)

      Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë (international@univlora.edu.al).

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë ju uron suksese!

Student Application Form

Learning agreement for studies