Aktivitete njoftime

Aktivitet: DITA NDËRKOMBËTARE E MAMISË

S’ka gjë më të bukur sesa të ndihmosh të sjellësh një jetë të re në këtë botë.

Në kuadër të DITES  NDËRKOMBËTARE TË MAMISË  departamenti i Kujdesit Shëndetesor së bashku me studentet  e degës mami  organizuan një aktivitet në nderim  të punës së mamive në maternitetin e Fierit.Në këtë aktivitet  Fakulteti i Shëndetit vlerësoi vecanërisht  dy nga mamite më  të vjetra
Znj Valbona Stefani dhe Znj Griselda Haxhiaj  për mbështetjen në formimin professional të studenteve mami ndër vite .

Studentët e departamentit të Kujdesit Shëndetësor prezantuan  punimet  dhe detyrave të kursit në formën e pikturave  dhe posterave në të cilat  shprehin idetë dhe ndjesitë e tyre për profesionin e mamisë duke u mbështetur edhe në njohurite e marra në lëndën  Kujdesi për Nënën dhe Fëmijën.

Punimet me dëshirëne studentëve u dhuruan në maternitetin e Fierit, me këtë veprim studentet shprehin shpirtin e vullnetarizmit dhe humanizmit.