Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, bazuar në Urdhërin Nr.22 datë 21.02.2023 të Rektorit, shpall njoftimin për konkurim të hapur, për vendet e lira të punës në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë:
1 (një) personel akademik me angazhim kohë të plotë, kategoria “lektorë” me afat të caktuar, në profilin gazetari, për vitin akademik 2022-2023, pranë Departamentit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në Fakultetin e Shkencave Humane dhe Drejtësisë
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Pedagog me angazhim me kohë të plotë
- Mbështetje për nevojat e Departamentit dhe Fakultetit.