Thirrje për mobilitet stafi për mësimdhënie në kuadër të Programit Erasmus + për komponentin KA107 International Credit Mobility në Universitetin e Shkencave Shëndetësore të Lituanisë (Lithuanian University of Health Sciences) në Lituani.
Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali” në bashkëpunim me Universitetin e Shkencave Shëndetësore të Lituanisë hap thirrjen për mobilitete stafi në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA107 (2021-2022).
Ftohen të aplikojnë stafi akademik i punësuar me kontratë me afat të pacaktuar në UV, të cilët plotësojnë kriteret e mëposhtme.
Numri i bursave për mësimdhënie: 1 (një)
Kosto e udhëtimit: 275 Euro
Distanca përllogaritet në bazë të largësisë referuar linkut https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en
Dieta ditore: 140 Euro/ditë
Periudha e mobilitetit: Mobiliteti është për një periudhë 5 ditore, përfshirë 2 ditë
udhëtimi përgjatë vitit akademik 2021-2022.
Kriteret për aplikim për mësimdhënie:
- Personel akademik i punësuar me kontratë me angazhim me kohë të plotë me afat të pacaktuar në UV.
- Të jetë i fushës së Shëndetit Publik.
- Njohja e gjuhës së huaj sipas nivelit të përcaktuar në marrëveshjen ndër-institucionale (minimumi niveli B2).
Kriteret e përzgjedhjes së stafit:
Stafi do të përzgjidhet në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA107 International Credit Mobility’’sipas fushave të mëposhtme:
- Arritja akademike (Titulli akademik/ Grada shkencore).
- Eksperienca në punë.
- Kompetenca e gjuhës së huaj.
- Pjesëmarrje në mobilitete.
Kritere shtesë:
- Argumentimi i qartë i qëllimit të vizitës, planit të punës në institucionin pritës si një vlerë e shtuar e mobilitetit në kontekstin e modernizimit dhe ndërkombëtarizimit të strategjisë së UV-së.
- Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).
Procedura e përzgjedhjes:
- UV ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i vlerësojë kandidatët në bazë të skemës së pikëzimit si dhe kritereve të thirrjes.
- Kandidatët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.
- Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 ditëve nga marrja e njoftimit.
- Në përfundim të afatit të ankimimit, SPMJ përcjell listën e stafit të nominuar pranë Universitetit të Shkencave Shëndetësore të Lituanisë.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Formular i aplikimit.
- Kopje e dokumentit identifikues (pasaportë).
- Dokument që vërteton statusin e të punësuarit pranë UV-së.
- CV vetjake në gjuhën angleze.
- Çertifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohjen e gjuhës angleze (minimumi i kërkuar niveli B2).
- Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin.
Ju lutem, kini në vëmendjen tuaj që realizimi i mobilitetit sipas periudhës së planifikuar do të varet nga situata Covid-19.
Dorëzimi i dokumentave të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtme:
- Elektronikisht (të skanuara në formatin pdf) në adresën elektronike international@univlora.edu.al.
- Dorazi pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, kati I-rë.
Afati i fundit i aplikimit është data 18/02/2022.
Më shumë informacion rreth universitetit pritës Lithuani University of Health Science (LUHS) do të gjeni në https://lsmuni.lt/en/
Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me:
- Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, pranë Rektoratit, Kati i I-rë në adresën e –mailit: international@univlora.edu.al
Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë ju uron suksese!
Formular aplikimi staf akademik (1) (2)