njoftime Thirrje

Bursa Erasmus + mësimdhënie/ trajnim në Universitetin Aristoteli në Selanik, Greqi (Aristotle University of Thessaloniki-AUTH)

 

Thirrje për mobilitete mësimdhënie/ trajnim në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA International Credit Mobility në Universitetin Aristoteli në Selanik, Greqi (Aristotle University of Thessaloniki-AUTH).

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në bashkëpunim me në Universitetin Aristoteli në Selanik, Greqi (Aristotle University of Thessaloniki-AUTH) në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA107, fton stafin e UV-së të aplikojë për mobilitet mësimdhënie/trajnim.

Numri i bursave për mësimdhënie për Shqipërinë: 3 (tre)

Numri i bursave për trajnim për Shqipërinë: 2 (dy)

Kosto e udhëtimit: 180 Euro

Distanca përllogaritet në bazë të largësisë referuar linkut         https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en

Dieta ditore: 160 Euro/ditë

Periudha e mobilitetit: 1 Shkurt 2022 deri 30 Qershor 2022

Kriteret për aplikim për mësimdhënie:

  • Personel akademik i punësuar me kontratë me angazhim me kohë të plotë me afat të pacaktuar në UV.
  • Të zotërojë njohuri të mira të gjuhës angleze, minimumi niveli B2 ose të gjuhës që zhvillohen programet e studimit në AUTH.

Kriteret për aplikim për trajnim:

  • Personel administrativ/ndihmësakademik i punësuar me kontratë me angazhim me kohë të plotë me afat të pacaktuar në UV.
  • Të zotërojë njohuri të mira të gjuhës angleze, minimumi niveli B2.

Kriteret e përzgjedhjes së stafit:

Stafi do të përzgjidhet në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA107 International Credit Mobility’’, sipas fushave të mëposhtme:

  • Arritja akademike -Titulli akademik/ Grada shkencore. ( vetem per stafin akademik)
  • Eksperienca në punë ( vetem per stafin ndihmes akademik)
  • Kompetenca e gjuhës së huaj.
  • Pjesëmarrje në mobilitete. Prioritet i jepet stafit që nuk ka patur më parë eksperiencë mobiliteti.

Kritere shtesë:

  • Argumentimi i qartë i qëllimit të vizitës, planit të punës në institucionin pritës si një vlerë e shtuar e mobilitetit në kontekstin e modernizimit dhe ndërkombëtarizimit të strategjisë së UV-së.
  • Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).

Procedura e përzgjedhjes së stafit kalon në tri faza:

1) Faza e Nominimit

     Procedura e përzgjedhjes në UV:

  • UV ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i rendisw kandidatt në bazë të skemës së pikëzimit si dhe kritereve të thirrjes. Për të garantuar pjesëmarrje prej të gjithë departamenteve përzgjedhja e stafit do të bëhet duke respektuar shpërndarjen sipas rregullit një bursë për departrament. Në rastet kur mungojnë aplikime prej cdo departamenti, kuotat e mbetura do të shpërndahen mes aplikantëve duke respektuar renditjen e kandidatëve.
  • Kandidatët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.
  • Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 ditëve nga marrja e njoftimit.
  • Në përfundim të afatit të ankimimit, SPMJ përcjell listën e stafit të nominuar pranë në Universitetin Aristoteli në Selanik në Greqi.

2) Faza e aplikimit

  • Vetëm stafi i nominuar do të kontaktohet prej AUTH me udhëzimet e nevojshme për procedurën e aplikimit.

3) Faza e përzgjedhjes nga AUTH

  • Përzgjedhja finale e stafit që do të përfitojnë bursat e akorduara për universitetet shqiptare do të realizohet nga Universiteti Aristoteli në Selanik, nëpërmjet vlerësimit prej Koordinatorëve Erasmus+ të Shkollave dhe Fakulteteve të këtij universiteti, sipas kritereve të përcaktuara për secilën kategori sipas informacionit të paraqitur në linkun: https://eurep.auth.gr/en/staff/international/teaching/assessment
  • Në përfundim, AUTH do t’i dërgojë UV-së listën e aplikantëve të përzgjedhur. 

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formular i aplikimit.
  • Kopje e dokumentit identifikues (pasaportë).
  • Dokument që vërteton statusin e të punësuarit pranë UV-së.
  • CV vetjake në gjuhën angleze.
  • Çertifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohjen e gjuhës angleze (minimumi i kërkuar niveli B2). Përjashtim: stafi me diplomë universitare në gjuhë angleze.
  • Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin.

Ju lutem, kini në vëmendjen tuaj që realizimi i mobilitetit sipas periudhës së planifikuar do të varet nga situata Covid-19.

Dorëzimi i dokumentave të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtëme:

mechili @univlora.edu.al

  • Dorazi pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, kati I-rë.

Afati i fundit i aplikimit është data 25/10/2021.

Më shumë informacion rreth Universitetin e Aristoteli në Selanik, Greqi mund ta gjeni në faqen e internetit: https://eurep.auth.gr/en/programmes/erasmusplus

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me:

Ose

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë  ju uron suksese!

 

FORMULAR APLIKIMI PER PERSONELIN TRAJNIM_AUTH

FORMULAR STAFF Akademik