[:sq]Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e kërkimit shkencor, Rektori i Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, Prof. Dr. Roland Zisi më datë 19 Maj 2018, mori pjesë në Konferencën e 5-të Shkencore Ndërkombëtare me tematikë “Sfidat Shkencore për Zhvillimin e Qëndrueshëm”, zhvilluar në Strugë dhe organizuar prej Universitetit Ndërkombëtar të Strugës në bashkpunim me Universitetin e Vlorës dhe Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit. Rektori i Universitetit të Vlorës Prof. Dr. Roland Zisi, nën cilësinë edhe të bashkëkryetarit të konferencës vendosi theksin në rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar të institucioneve të arsimit të lartë dhe të kërkuesve shkencorë, për një zhvilllim të qëndrueshëm të rajonit dhe më gjerë. Po ashtu theksoi bashkëpunimin e mirë që Universiteti i Vlores ka ndërtuar me Universitetin e Struges. Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë si bashkëpunëtor organizativ i konferencës shkencore, u përfaqësua edhe me zv. Rektorin per Kerkimin Shkencor dhe Zhvillimin Institucional PhD Enkelejd Mëhilli si dhe një sërë punimesh shkencore në fusha të ndryshme prej pedagogëve të tij.[:]