[:sq]Më datë 22.02.2018 Universiteti “ Ismail Qemali” Vlorë në mjediset e Sallës “Rilindja” dekoroi me titullin“Doctor Honoris Causa” Dr. Alfred Gusenbauer ish Kancelar Austriak. Ky nderim vjen në shenjë mirënjohje dhe falenderimi për mbështetjen e vazhdueshme dhe shumëdimensionale të Dr. Gusenbauer ndaj vendit tonë përgjatë rrugëtimit drejt Bashkimit Europian dhe për lëvizjen e lirë të Shqiptarëve në Zonën Schengen.
Të pranishëm në ceremoni ishin personalitete të huaja dhe shqiptare: përfaqësues të pushtetit qëndror: Z. Ervis Moçka (Kryetar I Këshillit të Qarkut Vlorë), Znj. Kristina Natalizia ( Zv. Konsulle në Konsullatën e përgjithshme Italiane në Vlorë), përfaqësues të pushtetit vendor: Z. Arben Breshani (Kryetar I Dhomës së Tregtisë Vlorë), Z. Dhimitraq Furxhi ( Drejtor i Kulturës në Bashkinë Vlorë) si dhe studentë e anëtarë të stafit akademik të Universitetit “ Ismail Qemali”, Vlorë.
Ceremonia nisi me fjalën përshëndetëse të Rektorit të Universitetit Prof. Dr. Roland Zisi. Për punën dhe karierën e Dr. Gusenbauer nga Senati Akademik folën nen-Kryetarja e Senatit Prof. Asoc. Elenica Pjero dhe Përgjegjësi i Deparamentit të Drejtësisë PhD Erjon Hitaj. Më pas fjalën e morrën z. Fate Velaj (Deputet i Parlamentit të Shqipërisë, Qarku Vlorë) dhe Z. Arben Malaj (Konsull Nderi i Austrisë në Jug të Shqipërisë).
Nga ana e tij Dr. Gusenbuer falenderoi për këtë nder të madh që Universiteti “ Ismail Qemali” Vlorë i bëri dhe paralelisht deklaroi sigurinë e tij se shumë shpejt do hapen diskutimet për integrimin në BE të Shqipërisë.
[:]