[:sq]
NJOFTIM
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, shpall konkursin për vende të lira pune, për personel akademik me angazhim me kohë të pjesshme, referuar nevojave të mësimdhënies në departamentin e Inxhinierive dhe Teknologjisë Detare, për vitin akademik 2017-2018 (semestri pranverë 2018) si më poshtë:
FAKULTETI I SHKENCAVE TEKNIKE
- DEPARTAMENTI I INXHINIERIVE DHE TEKNOLOGJISË DETARE
Personel akademik me angazhim me kohë të pjesshme (dy vende të lirë) si më poshtë:
1 (një) personel akademik me angazhim me kohë të pjesshme, në programet e studimit të ciklit të dytë, në grup lëndët e Inxhinierisë Mekanike/Navale.
- Përshkrimi i vendit të punës
- Pedagog me angazhim me kohë të pjesshme (i jashtëm)
- Mësimdhënie në grup lëndët e Inxhinierisë Mekanike/Navale, në programet e studimit të Ciklit të Dytë.
- Mbështetje për nevojat e Departamentit dhe Fakultetit.
- Kriteret e punësimit.
Përpos kritereve të përgjithshme të përcaktuara në Statutin dhe Rregulloren e Universitetit, kandidati duhet të plotësojë edhe kriteret e mëposhtme:
- Të zotëroj të paktën Gradën Shkencore “Doktor” në fushën e Inxhinierive Mekanike/Navale, të fituar brenda ose jashtë vendit. Kandidatët me diploma të fituara jashtë vendit duhet të jenë të pajisur me dëshminë e njohjes dhe ekuivalentimit nga MASR, sipas legjislacionit në fuqi.
- Të këtë mesataren e përbashkët të studimeve Universitare në të tria ciklet e studimit, (Bsc, Msc, MND, DIND) përfshirë edhe ato të formimit teorik të shkollës së doktoratës mbi 8 tetë.
- Preferohen kandidatët me tituj akademik Profesor dhe Profesor i Asociuar në fushën e kërkuar.
- Preferohen kandidatët që kanë fituar gradën shkencore PhD në Universitetet perëndimore apo Universitete të huaja të njohura për nivelin e tyre (në fushën e kërkuar).
- Preferohen kandidatët me aktivitet botues dhe kërkimor – shkencor.
- Preferohen kandidatët me eksperienca në koordinimin e projekteve kërkimore dhe te zhvillimit.
- Preferohen që kandidatët të njohin një prej pesë gjuhëve të Bashkimit Europian: Anglisht, Frëngjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht, të certifikuar sipas testeve të njohura ndërkombëtarisht (niveli B1), ose me dëshmi të dokumentuar nga Universiteti i Tiranes (të paktën nota 8). Nëse Kandidati ka fituar një diplomë të një programi studimi të kryer në një nga këto gjuhë, diploma e fituar shërben si dëshmi për plotësimin e këtij kriteri.
- Vlerësimi bëhet sipas pikëve të mëposhtme:
Shkollimi
- Për çdo 1/10 mbi notën mesatare tetë – vlerësimi me 1 pikë.
- Studime të thelluara pasuniversitare, SHPU, Master i Nivelit të Dytë ose ekuivalent i saj 10 pikë.
- Doktoraturë në vazhdim në fushat e kërkuara. 30 pikë.
Grada Shkencore/Titulli Akademik
- Doktor i shkencave në fushat e kërkuara. 50 pikë.
- PhD ne Universitet Perëndimore në fushat e kërkuara 70 pikë.
- Profesor i Asociuar në fushat e kërkuara 70 pikë.
- Profesor Doktor në fushat e kërkuara 100 pikë.
- Doktor i Shkencave në fusha të përafërta me fushat e kërkuara.
(5 – 10 pikë, sipas përafërsisë me fushën e kërkuar, komisioni vlerësimit gjykon lidhur me përafërsinë me fushat e kërkuara)
Eksperienca në IAL
- Eksperienca në mësimdhënie ne IAL publike, me kohë të plotë 1 pikë për çdo vit pune, por jo më shumë se 5 pikë në total, me kohë të pjesshme 0,5 pikë për çdo vit pune, por jo më shumë se 2 pikë ne total.
Njohja e Gjuhës së Huaj
Për çdo gjuhë të huaj të njohur, dhe të certifikuar sipas testeve të njohura ndërkombëtarisht (nota te paktën 8 ose niveli B1) 2 pikë
Aktiviteti kërkimor shkencor dhe i botimit.
- Botime në revista shkencore ndërkombëtare 2 pikë për çdo artikull.
- Botime në revista shkencore kombëtare 1 pikë për çdo artikull.
- Pjesëmarrje në hartimin dhe zbatimin e projekteve ndërkombëtare të kërkim zhvillimit. 2 pikë për çdo projekt të koordinuar apo zbatuar.
1 (një) personel akademik me angazhim me kohë të pjesshme, në grup lëndët e Inxhinierisë Navale.
- Përshkrimi i vendit të punës
- Pedagog me angazhim me kohë të pjesshme (i jashtëm)
- Mësimdhënie në grup lëndët e Inxhinierisë Navale
- Mbështetje për nevojat e Departamentit dhe Fakultetit.
- Kriteret e punësimit.
Përpos kritereve të përgjithshme të përcaktuara në Statutin dhe Rregulloren e Universitetit, kandidati duhet të plotësojë edhe kriteret e mëposhtme:
- Të zotëroj të paktën një nga titujt e studimit: Diplomë Master i Shkencave ose Ekuivalent i saj në fushën e Inxhinierisë Mekanike/Navale, të fituar brenda ose jashtë vendit; Diplomë Master i Nivelit të dytë ose Ekuivalent i saj në në fushën e Inxhinierisë Mekanike/Navale, të fituar brenda ose jashtë vendit; ose të ketë përfunduar formimin teorik të Shkollës së Doktoratës (60 kredite) në fushën e Inxhinierisë Mekanike/Navale. Kandidatët me diploma të fituara jashtë vendit duhet të jenë të pajisur me dëshminë e njohjes dhe ekuivalentimit nga MAS, sipas legjislacionit në fuqi.
- Të këtë mesataren e përbashkët të studimeve Universitare në të tria ciklet e studimit, (Bsc, Msc, MND, DIND) përfshirë edhe ato të formimit teorik të shkollës së doktoratës mbi 8 tetë.
- Preferohen kandidatët me tituj akademik Profesor dhe Profesor i Asociuar në fushat e kërkuara.
- Preferohen kandidatët të cilët kanë përfunduar studimet e doktoratës (në fushat e kërkuara) , ose janë në përfundim të studimeve të doktoratës (në fushat e kërkuara).
- Preferohen kandidatët që kanë fituar gradën shkencore PhD në Universitetet perëndimore apo Universitete të huaja të njohura për nivelin e tyre (në fushën e kërkuar).
- Preferohen kandidatët me aktivitet botues dhe kërkimor – shkencor
- Preferohen kandidatët me eksperienca në koordinimin e projekteve kërkimore dhe te zhvillimit.
- Preferohen që kandidatët të njohin një prej pesë gjuhëve të Bashkimit Europian: Anglisht, Frëngjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht, të certifikuar sipas testeve të njohura ndërkombëtarisht (niveli B1), ose me dëshmi të dokumentuar nga Universiteti i Tiranes (të paktën nota 8). Nëse Kandidati ka fituar një diplomë të një programi studimi të kryer në një nga këto gjuhë, diploma e fituar shërben si dëshmi për plotësimin e këtij kriteri.
- Preferohen që kandidatët të kenë eksperienca punësimi si personel shfrytëzues në anije, ose në Kantiere Detare.
- Vlerësimi bëhet sipas pikëve të mëposhtme:
Shkollimi
- Për çdo 1/10 mbi notën mesatare tetë – vlerësimi me 1 pikë.
- Studime të thelluara pasuniversitare, SHPU, Master i Nivelit të Dytë ose ekuivalent i saj 10 pikë.
- Doktoraturë në vazhdim në fushat e kërkuara. 30 pikë.
Grada Shkencore/Titulli Akademik
- Doktor i shkencave në fushat e kërkuara. 50 pikë.
- PhD ne Universitet Perëndimore në fushat e kërkuara 70 pikë.
- Profesor i Asociuar në fushat e kërkuara 70 pikë.
- Profesor Doktor në fushat e kërkuara 100 pikë.
- Doktor i Shkencave në fusha të përafërta me fushat e kërkuara.
(5 – 10 pikë, sipas përafërsisë me fushën e kërkuar, komisioni vlerësimit gjykon lidhur me përafërsinë me fushat e kërkuara)
Eksperienca në IAL
- Eksperienca në mësimdhënie ne IAL publike, me kohë të plotë 1 pikë për çdo vit pune, por jo më shumë se 5 pikë në total, me kohë të pjesshme 0,5 pikë për çdo vit pune, por jo më shumë se 2 pikë ne total.
Eksperienca e punës në profesion
- Eksperienca në profesion si personel shfrytëzues në anije ose kantiere detare, 1 pikë për çdo vit pune, por jo më shumë se 10 pikë në total.
Njohja e Gjuhës së Huaj
Për çdo gjuhë të huaj të njohur, dhe të certifikuar sipas testeve të njohura ndërkombëtarisht (nota te paktën 8 ose niveli B1) 2 pikë
Aktiviteti kërkimor shkencor dhe i botimit.
- Botime në revista shkencore ndërkombëtare 2 pikë për çdo artikull.
- Botime në revista shkencore kombëtare 1 pikë për çdo artikull.
- Pjesëmarrje në hartimin dhe zbatimin e projekteve ndërkombëtare të kërkim zhvillimit. 2 pikë për çdo projekt të koordinuar apo zbatuar.
- PROCEDURA DHE DOKUMENTACIONI PËR PUNËSIM.
Të interesuarit duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
- Formularin e aplikimit për personel akademik i cili mund të shkarkohet në faqen e internetit të universitetit në adresën univlora.edu.al, ose të tërhiqet dorazi në zyrën e Degës së Burimeve Njerëzore të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë;
- Fotokopje të diplomës/diplomave, të noterizuar/a;
- Fotokopje të certificates së notave të noterizuar;
- Fotokoje të dëshmive të ndryshme kualifikimi, të noterizuara;
- Fotokopje të artikujve shkencorë të publikuar në revista kombëtare/ndërkombëtare profesionale, shkencore ose punime të tjera;
- Fotokopje të pasaportës ose të një dokumenti identifikimi;
- Deklaratë nga kandidati aplikues për konfliktin e interesit;
- Preferohen dhe dy letra vlerësimi (jo domosdoshmerisht), nga vlerësues me grada dhe tituj.
- Dëshmi të gjendjes gjyqësore të lëshuar nga autoriteti përgjegjës apo vetedeklarim.
Diplomat, çertifikatat, gradat dhe titujt e fituar në institucione të huaja arsimore, të shoqërohen me çertifikatën e njehsimit, bazuar në nenin 92 të Ligjit nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e Arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
Të interesuarit duhet të dërgojnë me postë dokumentacionin përkatës, në adresën:
Universiteti “Ismail Qemali”
Fakulteti i Shkencave Teknike
Kryesekretaria e Fakultetit
Vlorë
Afati i fundit i pranimit të aplikimeve është 1(një) javë kalendarike ( 23 shkurt – 1 mars) pas shpalljes në faqen zyrtare të internetit të UV-së. Njoftimi shpallet edhe në vendet e njoftimeve në universitet.
Mbi zarf të shënohet pozicioni përse aplikohet.
Nuk lejohet paraqitja e dokumentacionit dorazi.
Kandidatët duhet të dorëzojnë dosjen e aplikimit konform dokumentacionit të kërkuar në njoftimin zyrtar. Kandidatët të cilët dorëzojnë dokumentacion të pa noterizuar, ose kanë mungesë në dokumentacion nuk do të merren në shqyrtim nga komisioni.
Procedura e konkurimit fillon menjëherë pas publikimit të vendit të lirë të punës dhe përzgjedhja zhvillohet sipas përcaktimeve në Statutin dhe Rregulloren e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë.
- Një komision i veçantë ad hoc, i ngritur pranë Departamentit sipas parashikimeve statutore dhe të vendimit 41/2016 të Senatit akademik bën vlerësimin e dosjeve të dorëzuara nga kandidatët dhe shpall kandidatët fitues.
- Kryesekretaria e Fakultetit të Shkencave Teknike bën njoftimin e kandidatëve fitues dhe atyre që nuk përzgjidhen (jo fitues).
- Kandidatët jo fitues kanë të drejtën e animimit tek Dekani brenda 5 ditëve pas marrjes dijeni të vendimit nga Komisioni ad hoc.
- Dekani i përcjell Rektorit listën përfundimtare të fituesve të shpallur nga Komisioni ad hoc, për lidhje të kontratës së punës.
[:]