Thirrje për bursa studimi për studentët në kuadër të Programit Erasmus + në Universitetin Pavol Jozef Šafárik , Sllovaki

njoftime

ERASMUS+

Thirrje për bursa studimi për studentët në kuadër të Programit Erasmus + për komponentin KA1 International Credit Mobility në Universitetin Pavol Jozef Šafárik (Pavol Jozef Šafárik University) në Košice, Sllovaki

Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali” në bashkëpunim me Universitetin Pavol Jozef Safarik në Kosice, Sllovaki, në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA1, fton studentët e UV-së në programin e studimit Master Profesional në gjuhën angleze pranë Departamentit të Gjuhëve të Huaja të aplikojnë për të përfituar 2 (dy) bursa studimi për një periudhë prej 5 muajsh në Departamentin e Studimeve Britanike dhe Amerikane, Fakulteti i Arteve, në universitetin Pavol Jozef Šafárik në Sllovaki për semestrin e vjeshtës të vitit akademik 2019-2020.
Në përfundim të mobilitetit studentët do të vijojnë studimet në universitetin e tyre të origjinës (UV). Ata nuk do të paguajnë asnjë tarifë shkollimi në universitetin pritës (Pavol Jozef Šafárik), por do të vazhdojnë të paguajnë tarifat që aplikohen në universitetin e tyre të origjinës (UV).

Numri i bursave: – 2 (dy)

Bursa përfshin:
• Kompensimin mujor: 800 EUR/muaj
• Shpenzimet e udhëtimit: 275 EUR, vlerë e përcaktuar në bazë të largësisë midis universitetit pritës dhe atij të origjinës. Përllogaritja e largësisë bëhet në lidhjen e mëposhtme: http://ec.europa.eu/programm…/erasmus-plus/…/distance_en.htm

Kriteret për aplikim:
• Të jetë student i programit të studimit: Master Profesional në Gjuhë Angleze.
• Të zotërojë njohuri të mira të gjuhës angleze niveli B2.

Kriteret e përzgjedhjes:
• Merita akademike
• Kompetenca gjuhësore
• Prioritet më i ulët do t’u jepet atyre që kanë marrë pjesë më parë në mobilitete në të njëjtin cikël studimi
• Prioritet do t’u jepet studentëve që u përkasin grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të kufizuara, etj
• Kritere të tjera shtesë mund të përfshijnë:
o Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).

Dokumentet e nevojshme për aplikim përfshijne:
• Formular aplikimi
• Kopje të pasaportës
• Vërtetim studenti
• Listë notash
• Letër motivimi
• Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohjen e gjuhës së kërkuar në marreveshje
• Letër reference
• Dokument që vërteton aftësinë e kufizuar
• Dokument që vërteton që studenti është anëtarë i komunitetit rom ose egjiptian
• Dokument që verteton që studenti vjen nga familje që trajtohen me ndihme ekonomike ose bursë nga shteti

Në vëmendjen tuaj: Për më shumë informacion rreth universitetit Pavol Jozef Šafárik në Sllovaki vizitoni faqen e internetit: https://www.upjs.sk/en/faculty-of-arts/department-of-british-and-american-studies/

Për përzgjedhjen e studentëve ngrihet një komision, i cili do t’i vlerësojë ata.

Dokumentet e aplikimit duhet të dorëzohen pranë Sektorit të Projekteve dhe Marëdhënieve me Jashtë brenda datës 16.07.2019.

Kandidatët fitues do të njoftohen prej Sektorit të Projekteve dhe Marrdhënieve me Jashtë në adresën e tyre të email-it.

Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 ditëve nga marrja e njoftimit.

Përpara fillimit të mobilitetit kandidatët fitues plotësojnë një dokument të quajtur Learning Agreement (Marrëveshje që vendoset midis studentit që aplikon dhe universitetit të origjinës, në të cilën paracaktohen kurset me kreditet përkatëse sipas kriterit të numrit minimal të krediteve për lëndët që studenti do të ndjekë gjatë semestrit në universitetin pritës, të cilat do t’i njihen në përfundim të tij dhe në vijim të studimeve në universitetin e origjinës).

KUJDES: Studenti duhet të zgjedh ato lëndë në universitetin pritës, të cilat do t’i frekuentonte në UV gjatë semestrit që do të kryhet mobiliteti. Studentët që aplikojnë për mobilitet, marrin përsipër pjesën e krediteve të pazgjedhura për shkak të ndryshimeve në programet e studimit ndërmjet UV dhe universitetit pritës. Ato mbeten pjesë e detyrimeve akademike (detyrim frekuentimi) sipas rregullores përkatëse të UV-së.

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit, kontaktoni me Koordinatorin akademik të marrëveshjes Prof. Asoc. Bledar Toska në adresën e–mailit: bledar.toska@univlora.edu.al ose me Sektorin e Projekteve dhe Marrdhënieve me Jashtë, pranë Rektoratit, Kati i I në adresën e–mailit: international@univlora.edu.al.

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë ju uron suksese!

Shkarko formularin