- Marrjen e Vertetimit te notave
Çdo student që kërkon listën e notave duhet të ndjek proçedurën e mëposhtme:
Të plotësoj Faturen per Arketim prane Zyres se Rregjistrimit
Të bëj pagesën prej 1000 Lek ne Banke.
Te paraqes mandatin e arketimit te Zyra e Regjistrimit. - Terheqjen e vertetimit te diplomes
Çdo student që kërkon vertetim qe eshte duhet të ndjek proçedurën e mëposhtme:
Të plotësoj Faturen per Arketim prane Zyres se Rregjistrimit
Të bëj pagesën prej 100 Lek ne Banke
Te paraqes mandatin e arketimit te Zyra e Regjistrimit - Terheqjen e diplomave universitare
Kur studenti ka shlyer te gjitha detyrimet akademike dhe financiare dhe pasi ka dorezuar prane sekretarise mesimore perkatese dokumentat (per studentet e ciklit te pare te studimeve(bachelor): 2 fotografi, fotokopje te kartes se identiteti, certifikate personale, per studentet e ciklit te dyte dhe te trete te studimeve: 2 fotografi, fotokopje te kartes se identiteti, certifikate personale, fotokopje te diplomes bacherlor/DIND dhe gjuhen e huaj te noterizuar)
Terheqja e diplomes behet personalisht nga i diplomuari, kundrejt nenshkrimit. Nese prania e te diplomuarit eshte objektivisht e pa mundur terheqjen e diplomes mund ta bej nje nga pjesetaret e familjes I pajisur me procure te posacme duke paraqitur edhe nje dokument identifikimi te tij.-Neni 67 i Rregullores se Universitetit “Ismail Qemali” Vlore
- Terheqjen e diplomave te shkolles se mesme
Kur studenti ka perfunduar studimet mund te terheqi diplomen e shkolles se mesme, pasi ka plotesuar nje deklarate crregjistrimi prane kesaj zyre.
Kur studenti kerkon te crregjistrohet mund te terheqi diplomen e shkolles se mesme, pasi ka praqitur nje deklarate noteriale ne te cilin kerkon te largohet nga ky Universitet.
- Terheqjen e programeve akademike
Çdo student që kërkon programet akademike duhet të ndjek proçedurën e mëposhtme:
Të plotësoj Faturen per Arketim prane Zyres se Regjistrimit
Te paraqes mandatin e arketimit te Zyra e Regjistrimit - Verifikim diplome
Zyra e Rregjistrimi ben verifikimin e diplomave nese Institucionet shteterore apo private kerkojne te verifikojne nje diplome te leshuar nga UV-ja.