Pranimi


Pranimi i studentëve të rinj për të ndjekur studimet në Universitetin e Vlorës, bëhet me konkurs. Për studentët që janë diplomuar dhe dëshirojnë të vazhdojnë studimet në një degë të dytë, në sistemin me shkëputje nga puna, pranimi bëhet me konkurs, kundrejt tarifës së caktuar.

Studenti me shkëputje nga puna, ka të drejtë të ndjekë studimet në vitin akademik për të cilin konkuroi, nëse regjistrohet në sekretarinë mësimore të Fakultetit përkatës brenda afateve të parashikuara e të shpallura; kështu ai fiton statusin e studentit.

Nëse ai nuk regjistrohet brenda kësaj kohe, Universiteti nuk merr përsipër ruajtjen e të drejtës së studimit.
Statusi i studentit përfundon me marrjen e diplomës ose me përjashtimin e personit nga Universiteti.

Për t’u regjistruar, studenti paraqet pranë sekretarisë mësimore të Fakultetit dokumentacionin sipas udhëzimeve të MAS-it dhe shlyen tarifën e caktuar sipas akteve ligjore dhe nënligjore.