VIZITA MONITORUESE E PROJEKTIT BLUEWBC

njoftime Projekte seminare

VIZITA MONITORUESE E PROJEKTIT BLUEWBC

Në datën 10 Nëntor 2020, Zyra Kombëtare Erasmus+ në Shqipëri zhvilloi në ambjentet e Qendrës së Kërkimit Shkencor pranë UV-së, vizitën monitoruese të projektit “Sustainable development of Blue economies through higher Education and innovation in Western Balkan Countries – BLUEWBC” i mbështetur nga programi Erasmus+ “Ndërtim Kapacitetesh për Arsimin e Lart”.

Pjesëmarrës gjatë vizitës monitoruese ishin përfaqësues të Zyrës Kombëtare Erasmus+ në Tiranë, staf akademik dhe administrativ i UV-së si anëtarë të grupit të punës së projektit dhe në bashkëbisedim online përfaqësues nga Universitetit i Tiranës dhe nga Drejtoria e Përgjithshme Detare.

Gjatë takimit rëndësi të veçantë iu kushtua objektivave dhe rezultateve të pritshme të projektit, aktivitetet e zhvilluara, arritjet dhe sfidat gjatë implementimit të tij, pengesat e hasura në marrjen e fondeve, shpërdarja e buxhetit të projektit, plani për disiminimin dhe ëebsiti i projektit, procesi i prokurimit të pajisjeve, pengesat e hasura në implementimin e projektit si dhe hapat dhe aktivitetet që do të vijojnë.

Projekti BLUEWBC i përbërë nga 9 (nëntë) Partner ka për objektiva kryesore:

  • Të rritet aftësia dhe kompetencat e arsimit të IAL në I&E duke synuar konceptin e Ekonomisë Blu në Malin e Zi dhe në Shqipëri.
  • Të sigurojë burime njerëzore kompetente në I&E në ekonominë blu dhe fushat përkatëse.
  • Të krijojë një mjedis mbështetës për I&E përmes bashkëpunimit midis IAL, partnerëve industrialë dhe autoriteteve publike.
  • Të forcojë reputacionin dhe njohjen e IAL-ve në lidhje me I&E në rajon dhe ndërkombëtar.

Për më shumë informacion rreth projektit BLUEWBC vizitoni website-in: www.bluewbc.eu