Aktivitete njoftime Njoftime FSHP

[:sq]Trajnimi BLSD ‘‘Basic Life Support and Defibrillation’’[:]

[:sq]

Trajnimi BLSD ‘‘Basic Life Support and Defibrillation’’

Në kuadrin e aktiviteteve në vazhdimësi për rritjen e kapaciteteve të stafit, studentëve dhe alumnit, Fakulteti i Shëndetit Publik në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, më datë 23.11.2019, zhvilluan trajnimin teoriko-praktik “Basic Life Support and Defibrillation’’.

Trajnimi pati si synim përvetësimin nga ana e studentëve e një tërësie procedurash emergjente e joinvazive, për të garantuar mbijetesën e pacientit me dëmtime jetëkercënuese, deri në dhënien e ndihmës mjekësore të specializuar në spital.

Gjatë trajnimit, studentët patën mundësi të përmirësojnë aftësitë e tyre praaktike mbi hapat bazë të ndihmës së parë, CPR(Ringjalljen kardiopulmonare), imobilizimin spinal etj.

 

[:]