Thirrje për pjesëmarrje në Konferencën Marrëdhëniet shqiptaro-kineze: tradita, gjendja dhe perspektiva

njoftime Njoftime FSHH

Thirrje për pjesëmarrje

 Marrëdhëniet shqiptaro-kineze:

tradita, gjendja dhe perspektiva

 

 

 

Konferencë shkencore ndërkombëtare në 70-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Kinës

Tiranë-Vlorë, 10-13 tetor 2019

Universiteti i Vlorës Ismail Qemali, me bashkëpunimin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, të Universitetit të Gjirokastrës Eqrem Çabej, të Universitetit të Gjuhëve të Huaja të Pekinit (Beijing Foreign Studies University – BFSU), si dhe të disa institucioneve të tjera universitare-akademike dhe kulturore, do të organizojë më 10-13 tetor 2019 konferencën shkencore ndërkombëtare Marrëdhëniet shqiptaro-kineze: tradita, gjendja dhe perspektiva.

Përveç studiuesve të ftuar nga institucionet organizatore, konferenca do të jetë e hapur për të interesuar të tjerë.

Qëllimi i konferencës do të jetë ndriçimi i marrëdhënieve shqiptaro-kineze në tri përmasa: historinë, gjendjen e sotme dhe perspektivën. Problematika propozuar nga komiteti shkencor organizator është përfshirë, jokufizuese:

I. Çështje kulturore

– Imazhi i Kinës në përfytyrimet shqiptare;

– Studimet shqiptare në Kinë, sinologët shqiptarë për Kinën;

– Filmi shqiptar në Kinë.

 

II. Çështje të historiografisë dhe diplomacisë

– Roli i diplomacisë kino-shqiptare në raportet ndërkombëtare;

– Marrëdhëniet kino-shqiptare në të gjitha periudhat historike.

 

III. Çështje të lidhjeve ekonomike

– Ndihmat kineze për Shqipërinë;

– Ndryshimet në marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve;

– Shqipëria në kuadër të nismës 16+1 dhe të nismës TheBelt andRoad.

 

Kalendari i përgatitjes së konferencës dhe i komunikimit me të interesuarit për pjesëmarrje është si më poshtë:

 

  1. Thirrje publike për pjesëmarrje: 20 maj 2019
  2. Pranimi i temave dhe abstrakteve: 20 qershor 2019
  3. Konfirmimi i pjesëmarrësve nga komiteti shkencor: 10korrik 2019
  4. Mbajtja e konferencës: 11-13 tetor 2019
  5. Dorëzimi i varianteve për botim të kumtesave: 20 dhjetor 2019.
  6. Botimi i akteve dhe përurimi: gjatë vitit 2020.

Regjistrimi i pjesëmarrjes është pa pagesë.

 

Të interesuarit për pjesëmarrje duhet të dërgojnë titullin dhe abstraktin e punimit në adresën elektronike konferenca70@gmail.com, që administrohet nga sekretaria e komitetit shkencor.