njoftime Thirrje

[:sq]Thirrje për mobilitete mësimdhënieje Erasmus + në Universitetin e Piteshtit në Rumani[:]

[:sq]Thirrje për mobilitete mësimdhënieje në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA1 International Credit Mobility në Universitetin e Piteshtit në Rumani (“University of Pitesti”)

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në bashkëpunim me Universitetin e Piteshtit në Rumani (University of Pitesti) hap thirrjen për mobilitete stafi në kuadër të Programit “Erasmus+” për komponentin KA1. Ftohen të aplikojnë stafi i UV-së të cilët plotësojnë kriteret e mëposhtme.

Numri i bursave për mësimdhënie: 2 (dy)

Periudha e mobilitetit: Semestri “Pranverë 2021”

Mobiliteti i stafit për mësimdhënie është për një periudhë 5 ditore për semestrin e dytë të vitit akademik 2020-2021 pranë Departamentit të Zbatimit të Gjuhëve Bashkëkohore dhe Departamentit të Gjuhë – Letërsisë Anglofone.

Shpenzimet do të mbulohen nga skema Erasmus +, komponenti KA1 për mobilitet stafi.

Ato parashikojnë shumën prej 275 Euro për udhëtimin vajtje-ardhje (përllogaritur në bazë të largësisë, https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en), si dhe dietën ditore prej 140 Euro/ditë.

Kriteret për aplikim për mësimdhënie: 

  • personel akademik i punësuar me kontratë me angazhim me kohë të plotë me afat të pacaktuar në UV ;
  • fusha: gjuhë e huaj (anglistikë);
  • përvojë, meritë dhe kontribute akademike dhe shkencore në fushën e sipërpërmendur;
  • argumentim i qartë i qëllimit të vizitës, planit të punës në institucionin pritës.

Kriteret e përzgjedhjes:

  • Titulli akademik/ Grada shkencore
  • Njohja e gjuhës së huaj sipas nivelit të përcaktuar në marrëveshjen ndër-institucionale.
  • Kritere të tjera shtesë mund të përfshijnë:

– Plani i punës i propozuar; (staff mobility agreement).

– Vjetërsia në punë;

– Barazia gjinore (aty ku është e mundur të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formular i aplikimit;
  • Kopje e dokumentit identifikues (pasaportë);
  • Dokument që vërteton statusin e të punësuarit pranë UV-së;
  • CV vetjake në gjuhën angleze;
  • Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohjen e gjuhës angleze (minimumi i kërkuar niveli B2). Përjashtim: stafi me diplomë universitare në gjuhë angleze.
  • Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin;
  • Plani i punës i propozuar (Staff mobility agreement. Dokumentin e gjeni më poshtë).

Procedura e përzgjedhjes:

UV ngre një komision ad hoc, i cili do t’i vlerësojë  kandidatët në bazë të kritereve të shpalluara në këtë thirrje..

  • Kandidatët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.
  • Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 ditëve nga marrja e njoftimit.
  • UV përcjell listën e kandidatëve të nominuar, si dhe gjithë dokumentacionin e kërkuar pranë UPIT.

Ju lutem, kini në vëmendjen tuaj që realizimi i mobilitetit sipas periudhës së planifikuar do të varet nga situata Covid-19.

Afatet e aplikimit:

Dokumentet e aplikimit duhet të dorëzohen:

  • elektronikisht (të skanuara në formatin pdf) në adresën international@univlora.edu.al dhe cc në adresën bledar.toska@univlora.edu.al ;
  • dorazi pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë brenda datës 15/01/2021.

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit, kontaktoni me koordinatorin akademik të marrëveshjes Prof. As. Bledar Toska në adresën e e-mailit: bledar.toska@univlora.edu.al dhe/ose Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, pranë Rektoratit, Kati i I në adresën e –mailit: international@univlora.edu.al.

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë  ju uron suksese!

Formular aplikimi staf akademik

mobility-agreement-teaching_en (1)[:]