Thirrje për mobilitet stafi për mësimdhënie/trajnim në kuadër të Programit Erasmus+

njoftime

Thirrje për mobilitet stafi për mësimdhënie/trajnim në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA1 në Universitetin “Kirchliche Pädagogische Hochschule Wien/Krems”, Austri

Universiteti i Vlorës  “Ismail Qemali”,  në bashkëpunim me Universitetin “Kirchliche Pädagogische Hochschule Wien/Krems”, Austri  në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA1, fton stafin akademik/jo akademik të punësuar me kontratë me afat të pacaktuar në UV, të aplikojnë për të përfituar një shkëmbim për mësimdhënie/trajnim për një periudhë prej 5+2 ditësh.

  • Shpenzimet do të mbulohen nga skema Erasmus +, komponenti KA1 për mobilitet stafi. Ato parashikojnë:
  • Shumën prej 160 Euro/ditë per mbeshtetje individuale.
  • Shpenzimet e udhëtimit: 275 Eur, vlerë e përcaktuar në bazë të largësisë midis universitetit pritës dhe atij të origjinës. Përllogaritja e largësisë bëhet në lidhjen e mëposhtme:

http://ec.europa.eu/programm…/erasmus-plus/…/distance_en.htm

  • Numri i bursave për mësimdhënie: 2 (dy)
  • Numri i bursave për trajnim: 1 (një)

Kriteret për aplikantët për bursë mësimdhënie:

  • Stafi akademik duhet të jetë i fushave mësuesi;
  • Preferohet të jetë staf me gradë shkencore;
  • të ketë përvojë dhe kontribute akademike dhe shkencore në fushat e sipërpërmendura;
  • të argumentojë qartazi qëllimin e vizitës, planin e punës në institucionin pritës.
  • Prioritet i jepet personelit akademik i cili nuk ka kryer më parë mobilitet.

 

Kriteret për aplikantët për bursë trajnimi:

  • Staf ndihmës akademik/ administrativ
  • të argumentojë qartazi qëllimin e vizitës, planin e punës në institucionin pritës.
  • Prioritet i jepet personelit i cili nuk ka kryer më parë mobilitet.

 Kriteret e përzgjedhjes:

 Titulli/ grada shkencore (vetëm për personeli akademik);

  • Prioritet i jepet stafit që nuk ka patur më parë eksperiencë mobilitetit;
  • Njohja e gjuhës së huaj sipas nivelit të përcaktuar në marrëveshjen ndër-institucionale (minimumi i kërkuar niveli B2);
  • Kritere të tjera shtesë mund të përfshijnë:
  • Motivimi;
  • Vjetërsia në punë;
  • Barazia gjinore (aty ku është e mundur të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formular aplikimi
  • Kopje e dokumentit identifikues (pasaportë, ID);
  • Dokument që vërteton statusin e të punësuarit pranë UV-së.
  • CV vetjake në gjuhën angleze;
  • Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohjen e gjuhës angleze (Përjashtim: stafi me diplomë universitare në gjuhë angleze).
  • Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin.
  • Plani i mobilitetit

 

Dokumentat e aplikimit duhet të dorëzohen pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë brenda datës 21/01/2019 ora 16:00. Kandidatët fitues do të njoftohen prej Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë në adresën e tyre të e-mailit.

Për përzgjedhjen e stafit  ngrihet një komision, i cili vlerëson stafin në përputhje me kriteret e thirrjes.

Procesi i brendshëm i përzgjedhjes nuk garanton që mobiliteti do të kryhet. Përzgjedhja duhet të konfirmohet nga institucioni pritës përmes një letre pranimi.

Për më shumë informacion rreth universitetit “Kirchliche Pädagogische Hochschule Wien/Krems”, Austri mund të vizitoni website: https://www.kphvie.ac.at/en/home.html

Për të dhëna të mëtejshme rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me kordinatorin akademik për marrëveshjen Dr. Eva Çipi: eva.cipi@univlora.edu.al  ose me Sektorin e Projekteve dhe Mardhënieve me Jashtë në adresën interantional@univlora.edu.al.

SUKSESE!

Shkarko formula aplikimi per personel Jo-akademik
Mobility agreement training
Formula aplikimi per personel akademik
Mobility agreement teaching