Thirrje për mobilitet stafi për mësimdhënie/trajnim në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA1 në Tallinn Health Care College në Tallinn, Estoni.

njoftime

Thirrje për mobilitet stafi për mësimdhënie/trajnim në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA1 në Tallinn Health Care College në Tallinn, Estoni.

 

Universiteti i Vlorës  “Ismail Qemali” në bashkëpunim me Tallinn Health Care College në Tallinn, Estoni, në  kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA1, fton stafin akademik të punësuar me kontratë me afat të pacaktuar në UV, të aplikojnë për mobilitet mësimdhënie/ trajnimi për një periudhë 1 javë;

Mobiliteti në këtë institucionin pritet të përmbushet brenda semestrit të dytë të vitit akademik 2018-2019.

Shpenzimet do të mbulohen nga skema Erasmus +, komponenti KA1 për mobilitet stafi.

Ato parashikojnë shumën prej 360 Euro për udhëtimin vajtje-ardhje (përllogaritur në bazë të largësisë, https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en), si dhe dietën ditore prej 140 Euro/ditë (minus 20%).

 

Numri i bursave për mësimdhënie: 2 (dy)

 

Kriteret për aplikantët për bursë mësimdhënie:

  • Stafi akademik duhet të jetë i fushave të shkencës së mjekësisë;
  • Preferohet të jetë staf me gradë shkencore;
  • Të ketë përvojë dhe kontribute akademike dhe shkencore në fushat e sipërpërmendura;
  • Të argumentojë qartazi qëllimin e vizitës, planin e punës në institucionin pritës;
  • Prioritet i jepet personelit akademik i cili nuk ka kryer më parë mobilitet.

Kriteret e përzgjedhjes:

  • Titulli akademik/ grada shkencore
  • Prioritet i jepet stafit që nuk ka patur më parë eksperiencë mobilitetit.
  • Njohja e gjuhës së huaj sipas nivelit të përcaktuar në marrëveshjen ndër-institucionale.
  • Kritere të tjera shtesë mund të përfshijnë:
  • Motivimi;
  • Vjetërsia në punë;
  • Barazia gjinore (aty ku është e mundur të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formular i aplikimit;
  • Kopje e dokumentit identifikues (pasaportë, ID);
  • Dokument që vërteton statusin e të punësuarit pranë UV-së;
  • CV vetjake në gjuhën angleze;
  • Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohjen e gjuhës angleze (minimumi i kërkuar niveli B2);
  • Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin;
  • Letër argumentuese (rreth 300 fjalë) në gjuhën angleze lidhur me qëllimin dhe përfitimin institucional të mobilitetit, bazuar në prioritetet e nënvizuara sipas udhëzimeve të Komisionit Evropian për këtë skemë.

(https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/organisations#tab-1-1).

 

Dokumentat e aplikimit duhet të dorëzohen pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë brenda datës 25/01/2019 ora 16:00. Kandidatët fitues do të njoftohen prej Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë në adresën e tyre të e-mailit.

Për përzgjedhjen e stafit  ngrihet një komision, i cili vlerëson stafin në përputhje me kriteret e thirrjes.

Procesi i brendshëm i përzgjedhjes nuk garanton që mobiliteti do të kryhet. Përzgjedhja duhet të konfirmohet nga institucioni pritës përmes një letre pranimi.

Më shumë informacion rreth universitetit Tallinn Health Care College në Tallinn, Estoni mund të vizitoni website: https://www.ttk.ee/et/tallinna-tervishoiu-k%C3%B5rgkooli

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit, kontaktoni me PhD. Enkelejd Mëhilli: mechili@univlora.edu.al  ose me Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë: international@univlora.edu.al, pranë Rektoratit, Kati i I.

FORMULAR APLIKIMI PER PERSONELIN AKADEMIK
Mobility Agreement Teaching
 

SUKSESE!