Thirrje për aplikim për shkëmbim administrativ dhe akademik në Universitetin Teknik të Lindjes së Mesme (METU) në Turqi.

njoftime

Thirrje për aplikim

Universitetit Teknik i Lindjes së Mesme (Middle East Technical University- METU) në Turqi ka hapur thirrjen për shkëmbimin e 2 (dy) personel administrativ dhe 1 (një) personel akademik për pjesëmarrje në aktivitete trajnuese dhe mësimdhënies për semestrin e vitit akademik 2017-2018 në Ankara, Turqi.

Pjesëmarrja financohet nga grantet e Erasmus + ICM.

 

1- INFORMACION PËR SHKËMBIM PERSONELI ADMINISTRATIV:

  • Periudha e shkëmbimit do të zhvillohet në datat 9-13 Korrik 2018 në eventin e Javës Ndërkombëtare të Stafit në METU
  • Eventi do të fokusohet në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira, rrjetëzim dhe vlerësime të partneritetit.
  • Pjesëmarrje nga 30 vende të ndryshme të botës pjesë e rrjetit të METU
  • Mirëpriten 2 përfaqësues personel administrativ nga UV-ja
  • Pjesëmarrja është pa pagesë
  • Kostot e akomodimit mbulohen nga pjesëmarrësi.

 

Për një informacion më të detajuar të eventit, ju lutem vizitoni faqet e mëposhtme për të parë programet e viteve të kaluara:

http://ico.metu.edu.tr/sites/ico.metu.edu.tr/files/metustaffweek1.pdf http://ico.metu.edu.tr/sites/ico.metu.edu.tr/files/metustaffweek_2.pdf

Detajet për programin e Javës Ndërkombëtar të Stafit për vitin 2018 do të shpallen në vijim nga METU.

 

2-INFORMACION PËR SHKËMBIM PERSONELI AKADEMIK:

  • Aktiviteti përfshin seminare, workshop ose leksione (minimum 8 orë mësimore) në METU
  • Periudha e shkëmbimit përfshin 1 javë në semestrin Pranverë 2018
  • Mirëpritet 1 (një) personel akademik në një nga departamentet akademike të METU (linku bashkangjitur me listwn e departamenteve https://www.metu.edu.tr/faculties-institutes-schools)
  • Pjesëmarrësit e pranuar do të duhet të koordinojnë datat e tyre të vizitës me njësinë akademike përkatëse.

 

SHËNIM I RËNDËSISHËM: Ju lutem vini re se aplikimi i kandidatëve nuk garanton pranimin e tyre nga METU. Mund të ndodhi që departamentet e tyre akademike të mos pranojnë aplikimet për shkak të kapacitetit të kufizuar të departamentit ose mos perputhshmërisë midis fushës së aplikantëve dhe fushat aktuale të interesit në departamentet akademike të METU.

 

FONDI PER PERSON:

-Mbështetja individuale: 5 ditë x 140 Eur = 700 Eur

-Mbështetja ditore udhëtimit 2 ditë x 140 Eur = 280Eur

-Mbështetje udhëtimi 275 Eur deri 1100 Eur.

 

KRITERET E APLIKIMIT:

Për shkëmbimin e personelit administrativ:

  • Ftohet të aplikojë personeli, i cili punon në fushën e bashkëpunimeve ndërkombëtare, mobilite student/personel dhe/ose shërbime mbështetës të ofruara për studentët ndërkombëtar(në përputhje me temën e Javës Ndërkombëtrare të Stafit për vitin 2018)
  • Aplikantët nuk duhet të kenë qënë pjesëmarrës në eventet e kaluara të këtij formati të organizuar nga METU.
  • Niveli i gjuhës Angleze minimumi B2 të çertifikuar

 

Për shkëmbimin personeli akademik:

  • Të jetë pedagogë me kohë të plotë në UV
  • Të zotërojë minimumin titullin Doktor i shkencave (PhD)
  • Aplikantët nuk duhet të kenë qënë pjesëmarrës në eventet e kaluara të këtij formati të organizuar nga METU.
  • Niveli i gjuhës Angleze minimumi B2 të çertifikuar

 

 

DOKUMENTAT E NEVOJSHËM:

Për shkëmbimin e personelit administrativ:

  • Formular Aplikimi (bashkalidhur)
  • Fotokopje e dokumentit të identifikimit
  • CV
  • Vërtetim i gjuhës Angleze

 

Për shkëmbimin e personelit akademik:

  • Formular Aplikimi (bashkalidhur)
  • Fotokopje e dokumentit të identifikimit
  • Kopje të CV-së
  • Vërtetim i gjuhës Angleze

 

AFATI I APLIKIMIT DHE DORËZIMI I DOKUMENTACIONIT:

Stafi administrativë dhe pedagogët e interesuar janë të lutur të dorëzojnë dorazi dokumentacionin e kërkuar deri në datën 12.04.2018 në adresën:

 

Sektori i Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë

Godina A (Rektorati)

Kati I

Skelë-Vlorë

Email: international@univlora.edu.al

 

 

MËNYRA E PËRZGJEDHJES:

Për përzgjedhjen e kandidatëve do të ngrihet një komision, i cili do të bëjë vlerësimin e aplikantëve.

Formulari i aplikimit për personelin administrativ

Formulari i aplikimit për personelin akademik

 

Ju urojmë suksese!