Thirrje për aplikim – “Ji një dritare hapur për botën”

njoftime Thirrje

 

                                     Thirrje për aplikim – “Ji një dritare hapur për botën”

 Institucionet e BE-së shpallin iniciativën “Tako fqinjët e fqinjëve (Meet The Neighbors of the Neighbors)’’ të krijuar gjatë periudhës së mbylljes së detyruar të shkaktuar nga COVID-19.

Kjo thirrje konsiston në aplikimin e të rinjve nga Afrika, Lindja e Mesme dhe Evropa (përfshirë Evropën Juglindore) për të njohur dhe zbuluar më mirë kulturat e ndryshme përmes filmave afrikanë, evropianë dhe evropiano-jugorë të prezantuar në platformën FESTIVALSCOPE.com.

Pjesëmarrësit mund të jenë të gjithë të rinjtë nga Afrika, Europa dhe Mesdheu Jugor të moshës 18 – 30 vjeç, të etur për të njohur më mirë kulturat dhe shoqëritë e ndryshme dhe për të shprehur vizionet e tyre për të ardhmen.

Kontributet me shkrim duhet të postohen në faqen www.culturexchange.eu ose të dërgohen përmes whatsapp në numrin: +393470443142 nga data 6 deri më 30 qershor 2020.

Transmetimin falas për Evropën e gjeni në: https://festivalscope.com/meetAfrica

Më shume informacione t’i gjeni në linkun: http://culturexchange.eu

Gjithashtu për pyetje a paqartësi, mund të kontaktoni me Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë (international@univlora.edu.al) pranë Rektoratit, Kati i I-rë.