Thirrje nga Universiteti Transilvania i Brasovit

njoftime

Thirrje nga Universiteti Transilvania i Brasovit

 Universiteti Transilvania i Brasovit në Rumani shpall thirrjen e 4-të sipas programit ‘’Transilvania Academica Scholarship’’ për bursa studimi në Bachelor, Master apo Doktoraturë.

Thirrja është projektuar si një konkurs për studentët ndërkombëtar nga vendet jo anëtare të BE-së.

Për të gjitha detajet e thirrjes mund të drejtoheni në  linkun:  http://unitbv.ro/TAS/

Aplikantët duhet të plotësojnë formularin online, të cilin e gjejnë në linkun: https://tas.unitbv.ro/?page_id=4 brenda datës 27/04/2020.

Gjithashtu, për çdo paqartësi mund të komunikoni dhe me Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë në adresën elektronike: international@univlora.edu.al