TAKIMI ME MINISTREN Znj. LINDITA NIKOLLA

Aktivitete njoftime

Universiteti “Ismail Qemali” tanimë i akredituar ndërkombëtarisht, ditën e martë më datë 30.01.2018 priti në mjediset e tij Ministren e Arsimit Sportit dhe Rinisë, Znj. Lindita Nikolla, në një diskutim të hapur me studentë dhe pedagogë. Fokusi i takimit ishte diskutimi i Ligjit të Arsmit të Lartë dhe hapat që janë duke u ndërmarrë për prodhimin e akteve nënligjore për implementimin e tij, tarifat e studimit, krijimi dhe mbështetja e bibliotekës dixhitale si dhe trajnimi i vazhdueshëm i mësuesve.Takimi u hap me fjalën përshëndetëse të Rektorit të UV, Prof. Dr. Roland Zisi. E pranishme në takim ishte edhe Deputetja e Qarkut të Vlorës, Znj. Vilma Bello. I organizuar në trajtën e një diskutimi të hapur studentët dhe pedagogët ngritën shqetësimet e tyre.