Takimi me Ambasadorin Turk Murat Ahmet Yörük

Aktivitete njoftime

Sot më datë 11.07.2018 në mjediset e Universitetit “Ismail Qemali”, u organizua takimi me Ambasadorin Turk Murat Ahmet Yörük! Gjatë takimit u diskutua zgjerimi i mëtejshëm i dimensioneve të bashkëpunimit veçanërisht në fushën e edukimit dhe kërkimit shkencor me universitete analoge në Turqi. Ky takim thekson edhe një herë vizionin ndërkombëtarizues te UV-së.