Aktivitete njoftime

[:sq]Takim konsultativ për Projektligjin për Rininë[:]

[:sq]Një takim mjaft i rëndësishëm për për prezantimin e Projekligjit për Rininë u zhvillua në datën 08.11.2018 në sallën “Rilindja’ të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë. Ky takim i dytë u zhvillua në kuadrin e takimeve konsultative në 12 qarqet e vendit. Me pjesëmarrës: Z. Shpati Kolgega, Zëvendësministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë; Prof. Dr. Roland Zisi, Rektor I Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë; Z. Shaban Mehmetaj, Nënkryetar I Bashkisë Vlorë; Znj. Lorena Haxhiu, Drejtoresha e Shërbimit Kombëtar për Rininë në MASR; Z. Florian Nurçe, Përgjegjës i Sektorit të Buxhetit në Departamentin e Financës në MASR; Znj. Brisida Kërtusha, Përgjegjëse e Strategjisë së Politikave të të Rinjve; Znj. Alketa Dhimitri, Organizata Rinore Vlorë.Ky ligj do të shënojë një hap të ri në zhivllimin e politikave rinore, do të përcaktojë kopetencat dhe përgjegjësitë themelore të institucioneve në lidhje me të rinjtë.

[:]