njoftime

[:sq]Vendim për shpalljen e kandidatëve për Anëtar Bordi Administrimi përfaqësues i studentëve në Universitetin Ismail Qemali, Vlorë.[:]

[:sq]Në zbatim të Ligjit Nr.80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, në zbatim të Rregullores nr. 2459/1, datë 15.03.2016 “Për organizmin e zgjedhjeve të para për autoritetet dhe organet drejtuese në institucionet publike të arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë, Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.782, datë 26.12.2018 “Për caktimin e kritereve dhe të procedurave për përzgjedhjes të anëtarëve të Bordit të Administrimit, përfaqëues të ministrisë përgjegjëse për administrimin, në institucionet publike të arsimit të lartë” si dhe shkresën Nr.322, datë 14.01.2019 “Për zbatimin e vendimit Nr.782, datë 26.12.2018” të Ministrisë të Arsimit, Rinisë dhe Sportit, Komisioni Institucional Zgjedhor pas shqyrtimit të dokumentacionit të paraqitur shpall kandidatë për vendin Anëtar Bordi Administrimi përfaqësues i studentëve në Universitetin Ismail Qemali, Vlorë personat e poshtë shënuar:

  1. Arben Breshani
  2. Anjeza Shiko
  3. Shaban Sinani

Fushata zgjedhore për informimin e studentëve dhe paraqitjen e platformës të tyre do të zhvillohet në periudhën kohore 13.02.2019 deri më 19.02.2019.

KRYETAR I KOMISIONIT INSTITUCIONAL ZGJEDHOR

AULONA HAXHIRAJ

[:]