Aktivitete njoftime

[:sq]Universiteti “Ismail Qemali” nënshkruan anëtarësinë në Magna Charta Universitatum[:]

[:sq]

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë është universiteti i parë publik shqiptar që firmos rezolutën e Magna Charta Universitatum

Në datat 16 dhe 17 tetor 2019, Universiteti McMaster në Hamilton, Ontario, Kanada priti delegatë rektorë dhe akademikë nga mbarë bota në zhvillimet e konferencës së 31 Vjetorit të Magna Charta Universitatum, ku Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë mori pjesë si një prej 16 Universiteteve të rinj firmues të kartës të pranuar nga Magna Charta Observatory në prill të vitit 2019. Pas një raporti vetëvlerësues të punuar sipas standarteve të MCU Observatory, Univertsiteti “Ismail Qemali” Vlorë renditet tashmë me krenari krahas universiteteve më të shquar botërore duke firmosur parimet e MSC si i pari universitet publik shqiptar i ndjekur nga dy universitetet publike shqiptare, Universiteti i Tiranës dhe Universiteti Politeknik i Tiranës.

Dokumenti MCU përmban parime të lirisë akademike dhe autonomisë institucionale si një udhëzues për një qeverisje të mirë dhe vetë-vlerësim të universiteteve në të ardhmen. I shkruar në 49 gjuhë, midis tyre edhe në shqip, Magna Charta Universitatum si dokument unik i rrallë e Universiteteve Evropiane është rezultati përfundimtar i propozimit të drejtuar nga Universiteti i Bolonjës, në 1986, për Universitetet më të vjetra Evropiane. Qëllimi i këtij dokumenti është të promovojë vlerat më të thella të traditave të Universitetit dhe të inkurajojë lidhje të forta midis Universiteteve Evropiane. Duke pasur, sidoqoftë, këtë dokument si një frymëzim universal, mjaft Universitete në rang botëror kanë mundësinë e anëtarësimit në të.

Në ceremoninë tradicionale të firmosjes së MCU-së, të përshëndetur nga Presidenti i Universitetit pritës McMaster, David Farrar, si dhe nga Mëkëmbësja e Mbretëreshës për Ontarion, hirësia e Saj Leutenant Elizabeth Dowdeswell, emri i Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë u lexua i pesti firmues mes universiteteve të Sorbonës Francë, Danube University Krems, Austria, si dhe universiteteve te tjera  nga Britania e Madhe, Kanada, Gjermania, Australia, Belgjikë, Georgjia, etj.

Në emër të universiteteve firmuese të MCU-së, përshëndeti Prof. Patrick Deane, Queen’s University, Kanada.

Edhe një herë u theksuan parimet themelore mbi të cilat CMU bashkon universitetet në gjithë botën:

  1. Universiteti është institucion autonom në zemër të shoqërive të organizuara ndryshe përshkak të shtrirjes gjeografike dhe trashëgimisë kulturore. Ai prodhon, ekzaminon, vlerëson dhe transmeton kulturën nëpërmjet hulumtimit dhe mësimdhënies. Për t’i përmbushur nevojat e botës rreth tij, hulumtimi dhe mësimdhënia duhet të jenë moralisht dhe intelektualisht të pavaruara nga autoriteti politik dhe fuqia ekonomike.
  2. Mësimdhënia dhe hulumtimi në univiersitete duhet të jenë të pandara në mënyrë që të mos ngelin mbrapa nevojave të ndryshueshme, kërkesave të shoqërisë dhe përparimit të njohurive shkencore.
  3. Liria për hulumtim dhe aftësim është parimi themelor i jetës universitare, dhe qeveritë dhe univeristetet, aq sa varet nga to, duhet të sigurojnë respektimin e kësaj kërkese themelore. Universiteti, duke refuzuar jotolerancën dhe duke qenë gjithmonë i hapur për dialog, është një vendtakim ideal për profesorët e aftë dhe të pajisur mirë për ta shpërndarë dhe për ta zhvilluar dijen e tyre me hulumtim dhe inovacion te studentët e aftë dhe të etshëm të pasurojnë mendjet e tyre me këto njohuri.
  4. Universiteti është bartës i traditës humaniste evropiane; ai përkujdeset në mënyrë të vazhdueshme që të arrihet dija universale; për të përmbushur qëllimin e tij kalon kufinjtë gjeografikë dhe politikë dhe afirmon nevojën vitale për njohjen dhe ndikimin reciprok të kulturave të ndyshme.

Tashmë Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë është pjesë e këtij rrjeti vlerash dhe parimesh të padiskutueshme  të quajtur Magna Charta Universitatum ku bëjnë pjesë mbi 800 universitete nga gjithë bota që kanë kaluar vlerësimin e cilësisë nga Observatory e Magna Charta Universitatum. Pjesëmarrja ishte një obligim në arritjen e objektivave të ndërkombëtarizimit dhe  promovimit të UV-së si dhe një sfidë aplikimi e kaluar me sukses nga mekanizma vlerësimi ndërkombëtare si dhe një vend takim me vlera njohjeje dhe vendosje të urave të bashkëpunimit që ka një rëndësi të veçantë në prag të akreditimit të rradhës së institucionit.

Marrëveshja në emër të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë u nënshkrua nga Dr. Eva Çipi.

http://www.magna-charta.org/about-us/video#!uniboPrettyPhotoVideo/0/

http://www.magna-charta.org/resources/files/the-magna-charta/albanian

 

[:]