njoftime

[:sq]Thirrje për mobilitet stafi për mësidhënie/trajnim në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA1në Universitetin Jan Kochanowski në Kielce, Poloni (UJK).[:]

[:sq]

Thirrje për mobilitet stafi për mësidhënie/trajnim në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA1në Universitetin Jan Kochanowski në Kielce, Poloni (UJK).

 

Universiteti i Vlorës  “Ismail Qemali”, në bashkëpunim me Universitetin  e Jan Kochanowski ne Kielce, Poloni (UJK), në  kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA1, fton stafin akademik dhe administrativ të punësuar me kontratë me afat të pacaktuar në UV, të aplikojnë për mobilitet mësimdhënie/ trajnimi për një periudhë 7+2 ditësh;

 

Mobiliteti në këtë institucionin pritet të përmbushet brenda semestrit të dytë të vitit akademik 2018-2019.

 

Shpenzimet do të mbulohen nga skema Erasmus +, komponenti KA1 për mobilitet stafi.

Ato parashikojnë shumën prej 275 Euro për udhëtimin vajtje-ardhje (përllogaritur në bazë të largësisë, https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en), si dhe dietën ditore prej 140 Euro/ditë.

 

Numri i bursave për mësimdhënie: 2 (dy)

Numri i bursave për trajnim: 1 (një)

 

Kriteret për aplikantët për bursë mësimdhënie:

  • Stafi akademik duhet të jetë i fushave gjuhë e huaj, mësuesi, drejtësi;
  • Preferohet të jetë staf me gradë shkencore;
  • të ketë përvojë dhe kontribute akademike dhe shkencore në fushat e sipërpërmendura;
  • të argumentojë qartazi qëllimin e vizitës, planin e punës në institucionin pritës.
  • Prioritet i jepet personelit akademik i cili nuk ka kryer më parë mobilitet.

 

Kriteret për aplikantët për bursë trajnimi:

  • Staf ndihmës akademik/ administrativ
  • të argumentojë qartazi qëllimin e vizitës, planin e punës në institucionin pritës.
  • Prioritet i jepet personelit i cili nuk ka kryer më parë mobilitet.

 

Kriteret e përzgjedhjes:

  • Titulli akademik/ grada shkencore
  • Prioritet i jepet stafit që nuk ka patur më parë eksperiencë mobilitetit.
  • Njohja e gjuhës së huaj sipas nivelit të përcaktuar në marrëveshjen ndër-institucionale.
  • Kritere të tjera shtesë mund të përfshijnë:
  • Motivimi
  • Vjetërsia në punë
  • Barazia gjinore (aty ku është e mundur të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formular i aplikimit online https://goo.gl/forms/U03Aru5VP6sSnRIW2
  • Kopje e dokumentit identifikues (pasaportë, ID);
  • Dokument që vërteton statusin e të punësuarit pranë UV-së.
  • CV vetjake në gjuhën angleze;
  • Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohjen e gjuhës angleze (minimumi i kërkuar niveli B2)

Përjashtim: stafi me diplomë universitare në gjuhë angleze, ndërsa stafi që nuk disponon këtë diplomë duhet të dorëzoj një certifikatë të gjuhës angleze të lëshuar nga një prej qendrave testuese të njohura ndërkombëtarisht.

  • Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin.
  • Letër argumentuese (rreth 300 fjalë) në gjuhën angleze lidhur me qëllimin dhe përfitimin institucional të mobilitetit, bazuar në prioritetet e nënvizuara sipas udhëzimeve të Komisionit Evropian për këtë skemë.

(https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/organisations#tab-1-1).

 

 

Procesi i aplikimit do të kryhet online brenda datës 12/12/2018  ora 16:00.

Të interesuarit DUHET të plotësojnë formularin dhe të ngarkojnë dokumentet e nevojshme për aplikim në lidhjen https://goo.gl/forms/U03Aru5VP6sSnRIW2.

Dokumentet e aplikimit duhet të dorëzohen gjithashtu pranë Sektorit të Projekteve dhe Marëdhënieve me Jashtë brenda datës 12/12/2018  ora 16:00.

Kandidatët fitues do të njoftohen prej Sektorit të Projekteve dhe Mardhënieve me Jashtë në adresën e tyre të e-mailit.

 

Për përzgjedhjen e stafit  ngrihet një komision, i cili vlerëson stafin në përputhje me kriteret e thirrjes.

 

Procesi i brendshëm i përzgjedhjes nuk garanton që mobiliteti do të kryhet. Përzgjedhja duhet të konfirmohet nga institucioni pritës përmes një letre pranimi.

 

Për të dhëna të mëtejshme rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me kordinatorin akademik për marrëveshjen Prof. As. Armela Panajoti: armela.panajoti@univlora.edu.al  ose me Sektorin e Projekteve dhe Mardhënieve me Jashtë në adresën interantional@univlora.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi mobilitetin klikoni në linkun: https://erasmus.ujk.edu.pl/erasmus-partner-countries-ujk/staff/

FORMULAR APLIKIMI PËR PERSONELIN AKADEMIK
FORMULAR APLIKIMI PËR PERSONELIN NDIHMËS AKADEMIK/ADMINISTRATIV

SUKSESE![:]