njoftime

[:sq]Thirrje për mobilitet stafi për mësimdhënie në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA1në Universitetin Pavol Jozef Safarik në Kosice, Sllovaki.[:]

[:sq]

Thirrje për mobilitet stafi për mësimdhënie në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA1në Universitetin Pavol Jozef Safarik në Kosice, Sllovaki.

 

Universiteti i Vlorës  “Ismail Qemali”, në bashkëpunim me Universitetin Pavol Jozef Safarik në Kosice, Sllovaki, në  kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA1, fton stafin akademik të punësuar me kontratë me afat të pacaktuar në UV, të aplikojnë për mobilitet mësimdhënie për një periudhë 5+2 ditësh;

 

Mobiliteti në këtë institucionin pritet të përmbushet brenda semestrit të dytë të vitit akademik 2018-2019, të cilët planifikohet të priten nga Departamenti i Studimeve Britanike dhe Amerikane (Fakulteti i Arteve) të universitetit pritës.

Kalendari akademik mund të gjendet në linkun: Kliko këtu

 

Shpenzimet do të mbulohen nga skema Erasmus +, komponenti KA1 për mobilitet stafi.

Ato parashikojnë shumën prej 275 Euro për udhëtimin vajtje-ardhje (përllogaritur në bazë të largësisë,
Kliko këtu), si dhe dietën ditore prej 120 Euro/ditë.

 

Numri i bursave për mësimdhënie: 4 (katër)

 

Kriteret për aplikantët për bursë mësimdhënie:

  • Stafi akademik duhet të jetë i fushës Gjuhë Angleze;
  • Preferohet të jetë staf me gradë shkencore;
  • të ketë përvojë dhe kontribute akademike dhe shkencore në fushat e sipërpërmendura;
  • të argumentojë qartazi qëllimin e vizitës, planin e punës në institucionin pritës.
  • Prioritet i jepet personelit akademik i cili nuk ka kryer më parë mobilitet.

 

Kriteret e përzgjedhjes:

  • Titulli akademik/ grada shkencore
  • Prioritet i jepet stafit që nuk ka patur më parë eksperiencë mobilitetit.
  • Kritere të tjera shtesë mund të përfshijnë:
  • Motivimi
  • Vjetërsia në punë
  • Barazia gjinore (aty ku është e mundur të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formular i aplikimit;
  • Kopje e dokumentit identifikues (pasaportë, ID);
  • Dokument që vërteton statusin e të punësuarit pranë UV-së.
  • CV vetjake në gjuhën angleze;
  • Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj, që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin.
  • Letër argumentuese (rreth 300 fjalë) në gjuhën angleze lidhur me qëllimin dhe përfitimin institucional të mobilitetit, bazuar në prioritetet e nënvizuara sipas udhëzimeve të Komisionit Evropian për këtë skemë.

(https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/organisations#tab-1-1).

 

 

Dokumentet e aplikimit duhet të dorëzohen gjithashtu pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë brenda datës 20/12/2018  ora 16:00.

Kandidatët fitues do të njoftohen prej Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë në adresën e tyre të e-mailit.

 

Për përzgjedhjen e stafit  ngrihet një komision, i cili vlerëson stafin në përputhje me kriteret e thirrjes.

 

Procesi i brendshëm i përzgjedhjes nuk garanton që mobiliteti do të kryhet. Përzgjedhja duhet të konfirmohet nga institucioni pritës përmes një letre pranimi.

 

Për të dhëna të mëtejshme rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me kordinatorin akademik për marrëveshjen Prof. As. Armela Panajoti: armela.panajoti@univlora.edu.al  ose me Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë në adresën international@univlora.edu.al.

Formulari i aplikimit
SUKSESE![:]