njoftime

[:sq]Thirrje për bursa studimi për studentët në kuadër të Programit Erasmus + në Universitetin “Ondokuz Mayıs” Turqi[:]

[:sq]

Thirrje për bursa studimi për studentët në kuadër të Programit Erasmus + për komponentin KA1 International Credit Mobility në Universitetin “Ondokuz Mayıs” Turqi

Shpenzimet do të mbulohen nga skema Erasmus +, komponenti KA1 për mobilitet studimi.

Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali” në bashkëpunim me Universitetin “Ondokuz Mayıs” në Turqi  në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA1, fton gjithë studentët e UV-së të aplikojnë për të përfituar 1 (një) bursë për praktikë mësimore/ për një periudhë 2 (dy) mujore  për semestrin e parë të vitit akademik 2019-2020.

Në përfundim të mobilitetit studentët do të vijojnë studimet në universitetin e tyre të origjinës (UV). Ata nuk do të paguajnë asnjë tarifë shkollimi në universitetin pritës (OMU), por do të vazhdojnë të paguajnë tarifat që aplikohen në universitetin e tyre të origjinës (UV).

Shpenzimet do të mbulohen nga skema Erasmus +, komponenti KA1 për mobilitet studimi.

Numri i bursave: -1 (një) për praktikë mësimore

 Bursa përfshin:

  • Kompensimin mujor 800 EUR/muaj;
  • Shpenzimet e udhëtimit 275 EUR, vlerë e përcaktuar në bazë të largësisë midis universitetit pritës dhe atij të origjinës. Përllogaritja e largësisë bëhet në lidhjen e mëposhtme:

https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en

 

Kriteret për aplikantët:

  1. Studentët duhet të jenë të regjistruar me kohë të plotë në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë.
  2. Të jenë student i vitit të dytë, të tretë Bachelor ose student Master (MP, MSC);
  3. Të jenë student i programit të studimit: Menaxhim, Inxhinieri Elektrike, Inxhinieri Mekanike, Infermieri, Mami,
  4. Mesatarja e notave të jetë minimumi 6.6 për Bachelor dhe 7.2 për Master (MP, MSC);
  5. Të zotërojë çertifikatë të gjuhës angleze minimumi niveli B1. Në rast se nuk disponohet një çertifikatë, studentët do t’i nënshtrohen një provimi nga Departamenti i Gjuhëve të Huaja të UV-së ose prej institucioneve private të liçensuara nga MASR.

Kriteret e përzgjedhjes:

 Studentët do të përzgjidhen sipas tabelës së pikëzimit të mëposhtëme:

 

Kriteret Pikët
Mesatarja e notave 50%
Niveli i gjuhës angleze 50%
Studentë me aftësi të kufizuara +10 pikë
Eksperiencë e mëparëshme Erasmus të mobiliteteve -10 pikë
Për mobilitete të vendeve të shtetësisë -10 pikë

  

Dokumentat e nevojshme për aplikim përfshijnë :

  • Formular aplikimi
  • Kopje të pasaportës
  • Vërtetim studenti
  • Listë notash
  • Letër motivimi
  • Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohjen e gjuhës së kërkuar në marrëveshje
  • Letër reference
  • Dokument që vërteton aftësinë e kufizuar
  • Dokument që vërteton se studenti është anëtarë i komunitetit rom ose egjiptian
  • Dokument që verteton se studenti vjen nga familje që trajtohen me ndihmë ekonomike ose bursë nga shteti

 

Në vëmendjen tuaj: Gjatë aplikimit studentët duhet të gjejnë një mbikëqyrës për trajnimin në Universitetin ‘’Ondokuz Mayis’’, i cili është i gatshëm të pranojë studentin dhe që duhet të dërgojë një letër pranimi ose e-mail që dakordëson të jetë mbikqyrësi gjatë periudhës së aplikimit.

Ka disa mënyra për të gjetur një mbikëqyrës :

 

Në vëmendjen tuaj: Gjuha zyrtare e studimeve në OMU është Turqisht. Për tu njohur me kurset e ofruara në gjuhën angleze ju lutemi shfletoni dokumentin e bashkëlidhur.

Më shumë informacion rreth universitetit pritës (Ondokuz Mayıs University në Turqi) do të gjeni në: http://www.omu.edu.tr/tr

Për përzgjedhjen e studentëve ngrihet një komision, i cili vlerëson studentët sipas skemës së pikëzimit të sipër përmendur.

Dokumentat e aplikimit duhet të dorëzohen pranë Sektorit të Projekteve dhe Marëdhënieve me Jashtë prej datës 15/05/2019 deri më datën 30/05/2019.

Kandidatët fitues do të njoftohen prej Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë në adresën e tyre të email-it si dhe rezultati procesit të përzgjedhjes do të publikohet në faqen zyrtare të internetit të UV-së www.univlora.edu.al

Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 ditëve nga marrja e njoftimit.

Përpara fillimit të mobilitetit kandidatët fitues plotësojnë një dokument të quajtur Learning Agreement (Marrëveshje që vendoset midis studentit që aplikon dhe universitetit të origjinës, në të cilën paracaktohen kurset me kreditet përkatëse sipas kriterit të numrit minimal të krediteve për lëndët që studenti do të ndjekë gjatë semestrit në universitetin pritës, të cilat do t’i njihen në përfundim të tij dhe në vijim të studimeve në universitetin e origjinës).

 KUJDES: Studenti duhet të zgjedh ato lëndë në universitetin pritës të cilat do t’i frekuentonte në UV gjatë semestrit që do të kryhet mobiliteti. Studentët që aplikojnë për mobilitet, marrin përsipër pjesën e krediteve të pazgjedhura për shkak të ndryshimeve në programet e studimit ndërmjet UV dhe universitetit pritës. Ato mbeten pjesë e detyrimeve akademike (detyrim frekuentimi) sipas rregullores përkatëse të UV-së.

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit, kontaktoni me Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, pranë Rektoratit, Kati i I-rë ose në adresën e e-mailit: international@univlora.edu .

FORMULARI I APLIKIMIT PER STUDENTE

SHKARKO KODET E KURSEVE TE OFRUARA NE ANGLISHT

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë  ju uron suksese![:]