njoftime

[:sq]Thirrje nga Berlin Global[:]

[:sq]Thirrje nga Berlin Global

 Në kuadër të projektit ‘’The Berlin Global Voluntary Internship’’ hapet thirrja për aplikim stazhi për studentët.

Thirrja ka për qëllim tu mundësojë studentëve të përfshihen dhe të promovojnë më tej diplomacinë kulturore dhe multikulturalizmin në të gjithë botën.

Berlin Global fton individë për aplikime (për vitin 2020) që vijnë nga fushat e mëposhtme:

  • Komunikim dhe Gazetari
  • Film, Fotografi dhe Arte Vizuale
  • Artet dhe Kulturë
  • Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Politika
  • Marketing dhe Marrëdhënie me Publikun
  • Biznes dhe Ekonomiks
  • Histori dhe Filozofi

Për më shumë informacion rreth kësaj thirrje mund të drejtoheni në  linkun http://www.cultural-diplomacy.net/newsletter/archive/20200408.html

Aplikantët e interesuar duhet të plotësojnë formularin online, të cilin e gjejnë në linkun: http://www.berlinglobal.org/index.php?en_application-form

Gjithashtu, për çdo paqartësi mund të komunikoni dhe me Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë në adresën elektronike: international@univlora.edu.al[:]