[:sq]Strategjia e Zhvillimit e Departamentit të Shkencave Detare[:en]Development Strategy – Department of Marine Science[:]

[:sq]

PARATHENIE

 

 

Departamenti i Shkencave Detare ka zhvilluar përherë politika të shëndetshme akademike, pasi është orientuar përherë në kahjen e prioriteteve strategjike kombëtare e rajonale. Këto prioritete kanë qenë dhe mbeten “portantja” e konvergjencës së filozofisë së adoptuar nga instancat drejtuese të Universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës. Në këtë këndvështrim, gjatë periudhës 2008-2013, Dokumenti Strategjik që ka shërbyer si referencë zyrtare është konsideruar Strategjia e Zhvillimit të Universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës.

Pavarësisht kësaj, Strategjia e Zhvillimit të Departamentit të Shkencave Detare, është një dokument i konceptuar së fundmi, pasi ky Departament nuk ka disponuar një strategji të mirëfilltë, të miratuar, në trajtën e dokumentit zyrtar.

Në këtë kontekst, puna e Departamentit, për të artikuluar plan-veprimin afatshkurtër dhe afatmesëm, është mbështetur përherë mbi Vizionin dhe Konceptet Strategjike të cilat kanë qenë në vijimësi të sintetizuara dhe integruara në kuadrin e raporteve periodike të vlerësimit të brendshëm. Aktualisht, nën trysninë e sfidave që burojnë nga proçesi i implementimit të Ligjit të Ri të Arsimit të Lartë, lind nevoja e artikulimit të një Strategjie konkrete e cila do të shërbejë si referencë për konsolidimin e Departamentit të Shkencave Detare, në perspektivë afatmesme dhe afatgjatë.

Dokumenti në fjalë, është hartuar duke pasur si referencë kuader raportin e fundit të vetëvlerësimit të departamentit si edhe tërësinë e praktikave zyrtare që lidhen me planifikimin e veprimtarisë së Departamentit të Shkencave Detare. Ky dokument sintetizon prioritetet strategjike të zhvillimit që departamenti ka identifikuar për perspektivën afatmesme-afatgjatë.

Për hartimin e këtij dokumenti u ngrit një grup pune i posaçëm (ad hoc). Grupi i punës pasi konsultoi kuadrin ligjor dhe mori në analizë referencat strategjike të servirura nga departamenti konkludoi punën duke koncpetuar draft-Strategjinë e Departamentit të Shkencave Detare.

 

STRATEGJIA E ZHVILLIMIT AFATMESËM DHE AFATGJATË TË

DEPARTAMENTIT TË SHKENCAVE DETARE

Departamentit të Shkencave Detare, në bazë të vendimit Nr.58, dt.31.10.2016, te Senatit Akademik të Universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës,  ka në përbërje grupet e mëposhtme mësimore:

  • Menaxhim transporti detare dhe portesh;
  • Ligjshmëri detare.

Ky konfigurim mishëron ndërthurjen mes traditës dhe koherencës me perspektivën.  Në këtë kontekst, Departamenti i Shkencave Detare identifikohet si një ndër degët themeluese të Universitetit“Ismail Qemali” të Vlorës. Strategjia e Zhvillimit, reflekton filozofinë nga e cila Departamenti udhëhiqet.

Vizioni

Departamenti i Shkencave Detare aspiron të jetë një mjedis ndërkombëtar i edukimit dhe trajnimit të detarëve si dhe të jetë një ndër qendrat elitare rajonale mesdhetare të kerkimit shkencor dhe trajnimit në lëmin e detarisë. Ne aspirojmë të idetifikohemi si një institucion leader në funksion të tregut detar të punës, në nivel europian e nderkombetar, i cili përgatit asete njerëzore profesioniste në përputhje me sfidat e kohës.

Misioni

Modelimi dhe udheheqja e procesit te zhvillimit dhe konsolidimit te komunitetit te detareve shqiptar. Misioni i Departamentit të Shkencave Detare konvergon në gjenerimin, zhvillimin, transmetimin dhe mbrojtjen e dijeve përmes mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe shërbimeve. Ky fakultet ka në fokus formimin sa më cilësor dhe profesional të aseteve njerëzore, në mënyrë që çdokush të maksimalizojë pritshmëritë e perspektivës personale dhe njëkohësisht të jetë i aftë t’u përgjigjet sfidave të zhvillimit kombëtar shqiptar.

Vlerat

Leadership, Integritet, Respekt, Bashkëpunim, Inovacion, Transparencë, Përgjegjësi, Efikasitet, Qëndrueshmëri, Dinamizëm.

Qëllimi

T’i sherbejme komunitetit te detareve (shqiptar dhe nderkombetar) dhe te udheheqim komunitetin e Detareve Shqiptar pergjate kurseve te rritjes se standarteve profesionale dhe integrimit ne tregun e punes se sektorit detar nderkombetar.

Departamenti i Shkencave Detare, është i angazhuar në formimin dhe përgatitjen e detarëve profesionistë, të aftë për të qenë pjesë konkurruese e tregut të punës në dimension kombëtar dhe ndërkombëtar.

 

Objektivat

Departamenti i Shkencave Detare synon të jetë një nga Departamentet Elitare për vetë rolin dhe funksionin që ka duke qenë unik në llojin e vetë. Oferta e edukimit të Departamentit të Shkencave Detare përqëndrohet në përgatitjen e detarëve profesionistë.

Impenjimi ynë primar është të vazhdojmë të jemi një institucion edukimi i cili nxjerr në tregun e punës produkt dinjitoz, dinamik i cili përbën vlerë të shtuar për shoqërinë. Njëkohësisht, Ne synojmë që diplomat që lëshojmë të njihen, të kenë vlerë reale dhe të jenë të kërkuara në tregun ndërkombëtar të punës. Nisur nga sa më sipër objektivat kryesore të Departamentit të Shkencave Detare, janë si vijon:

  1. Konsolidimi i standarteve të edukimit;
  2. Konsolidimi i leadershipit në fushen e edukimit dhe trajnimit në rrafsh kombëtar dhe rajonal;
  3. Konsolidimi i lidhjes me industrinë detare përmes shërbimit e research-it;
  4. Orientimi i burimeve njerëzore dhe konsolidimi i lidhjes me tregun e punës;
  5. Konsolidimi i Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë në fushën e edukimit dhe trajnimit të detarëve.

 

Prioritetet Strategjike

Me qëllim realizimin e synimeve tona, në terma arsimorë, kërkimore-shkencore dhe të kontributit ndaj shoqërisë, Departamenti i Shkencave Detare ka artikuluar një paketë Prioritetesh Strategjike, të cilat fokusohen në zgjerimin e gamës së kurrikulave akademike, orientuar nga nevojat dhe prioritetet e zhvillimit perspektiv të vendit. Prioritetet Strategjike të departamentit tonë janë në harmoni me Strategjinë kombëtare të Zhvillimit të Arsimit të Lartë, dhe vendosin theksin në:

  1. Zgjerimi dhe modernizimi i kurrikulave akademike, permes perditesimit;
  2. Modernizimi i Infrastruktures dhe aseteve teknologjike dhe llogjistikes;
  3. Rritja e kapaciteteve akademike e profesionale te stafit si dhe kualifikimi i tij;
  4. Zgjerimi i bazes materiale e didaktike;
  5. Në kuadrin e edukimit në vazhdimësi, konsolidimi i Qendrës së Trajnimit të detarëve, në cilësinë e një qendre rajonale përsa u përket trajnimeve siç edhe të zgjerojë gamën e veprimtarisë duke u shndërruar në një qendër kërkimore shkencore në fushën e detarisë.
  6. Hapja e kurseve të reja të trainimit ne perputhje me nevojat e tregut te punes (kurset e avancuara per oficeret);
  7. Perfshirja e subjekteve te tjera të industrise detare si antare ne te gjitha veprimtarite e qendres.
  8. Rritja e kapaciteteve te researchit, teknologjise dhe infrastruktures (me klasa dhe terrene);
  9. Krijimi i paketave te sherbimit per komunitetin e detarëve dhe industrine detare;
  10. Konsolidimi i marredhenieve me subjektet private e publike;
  11. Konsolidimi i marrëdhenieve me institucione prestigjoze të edukimit të detarëve në rrafsh ndërkombëtar si dhe me aktorë të rëndësishëm ndërkombëtarë të tregut të punës;
  12. Krijimi i network-ut mes Departamentit të Shkencave Detare dhe mjedisit të punësimit.
  13. Rritja e infrastruktures me akademine e marines.

 

I. Mësimdhënia

Oferta e edukimit të Departamentit të Shkencave Detare ka premisa zgjerimi në hap me nevojat e tregut të punës. Aktualisht në Departamentin e Shkencave Detare ofrohen 1 program studimi i ciklit të parë dhe 1 program studimi i ciklit të dytë, të cilat janë konformë legjislacionit shqiptar referent.

1.1 Programet akademike

Programe akademike të ciklit të parë/dytë/tretë qe ofrohen nga FSHT jane si me poshte:

 

  • niveli 6 i Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve
  • Bachelor në “Navigacion”

 

  • niveli 7 i Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve
  • MP në “Studime të Avancuara Detare”

 

1.2 Logjistika e Departamentit

Krijimi dhe konsolidimi i një infrastrukture bashkëkohore për mësimdhënie moderne që ka impakt të drejtpërdrejtë mbi cilësinë e burimeve njerëzore në shkencat detare, përmes ofrimit të mundësive bashkëkohore të arsimimit në përputhje me nevojat kombëtare dhe ndërkombëtare. Elementët e nevojshëm dhe të domosdoshëm për një arsimim bashkëkohor janë si vijon:

  • auditore audiovizive,
  • zyra pune (me akses interneti) për çdo pedagog,
  • salla moderne për simpoziume shkencore,
  • përmirësimi i aseteve teknologjike dhe i bazës materiale,
  • rritja e numrit të simulatorëve dhe laboratorëve,
  • vendosja në efiçiencë të plotë dhe konsolidimi i Qendrës së Trajnimit për Detarët në funksion të Trajnimit dhe Çertifikimit të studentëve të Shkencave Detare, Inxhinierive dhe Teknologjisë Detare dhe të tretëve.
  • zgjerimi i rrjetit të bashkëpunimit me Ente të tjerë rajonalë dhe kombëtarë (publikë dhe privatë), për zhvillimin e praktikave të studentëve të Departamentit të Shkencave Detare.
  • biblioteka on-line.

 

1.3 Metodika e mësimdhënies 

  • Përmirësimi, pasurimi dhe përditësimi i metodikës së mësimdhënies: kalimi nga të mësuarit vetëm me ‘prezantim faktesh’ në të mësuarit interaktiv, të bazuar në problem, zhvillimi i mendimit kritik, me synim zhvillimin tek studentët të atyre shprehive dhe kompetencave cilësisht të vlefshme për të ardhmen.
  • Të diplomuarit duhet të jenë të përgatitur me shprehi të përgjithshme dhe të transferueshme, si ato të analizës, të të menduarit, arsyetimit, paraqitjes dhe komunikimit, krijimtarisë dhe zgjidhjes së problemeve, përtej njohurive specifike të profesionit.
  • Do të zgjerohen mundësitë e trajnimit të stafit akademik në Didaktikë Pedagogjike.

 

 

1.4 Raporti student/pedagog

Të ulet raporti student/personel akademik drejt mesatares së BE (1:20), pa përfshirë personelin kërkimor. Të synohet ruajtja e numrit të studentëve proporcionalisht me rritjen e kapaciteteve infrastrukturore, teknologjike për të ofruar një shërbim që respekton standardet.

Të sigurohet përshtatshmëria dhe zhvillimi i vazhdueshëm i burimeve njerëzore esenciale në realizimin e misionit, strategjisë dhe objektivave të programit.

 

II. Kërkimi shkencor

  • Hartimi, konsolidimi dhe përditësimi i Strategjisë së Kërkimit Shkencor, në bazë departamenti.
  • Vendosja në efiçiencë të plotë e Qendrës së Trajnimit për Detarët dhe zgjerimin e paketës së Kurseve të Trajnimit.
  • Profilizimi dhe orientimi i kërkimit shkencor në fusha studimi nisur nga prioritetet e zhvillimit rajonal e kombëtar, për të maksimalizuar impaktin e tij.
  • Janë realizuar dhe do të realizohen projekte kërkimore të përbashkëta me aktorë publikë e privatë rajonalë, kombëtarë e ndërkombëtarë.
  • Është në proçes formalizimi dhe konsolidimi i lidhjes mes Departamentit të Shkencave Detare dhe Tregut të punës sipas sektorëve përkatës duke shfrytëzuar projektet kërkimore-shkencore.
  • Kërkimi shkencor do të jetë në funksion të përditësimit, rifreskimit e zgjerimit të bazës teorike dhe praktike të kurrikulës së studimeve, dhe ofrimit të shërbimeve komunitare.
  • Rritja e rendimentit të aplikimeve për projekte të përbashkëta kombëtare dhe ndërkombëtare.
  • Krijimi i lidhjeve të qëndrueshme me partnerë ndërkombëtarë.

 

III. Edukimi në vazhdimësi (lifelong learning)

Do të organizohen aktivitete periodike me synim përditësimin e vazhdueshëm të personelit pasuniversitar me zhvillimet e fundit të fushës.

Do të vazhdojë implementimi i Programeve të shkëmbimit të pedagogëve me institucionet simotra të huaja të cilat kanë impakt mbi cilësinë e edukimit në vazhdimësi.

 

IV. Shërbimet për komunitetin

Departamenti i Shkencave Detare synon të identifikohet si “Pol Rajonal Zhvillimi” i cili nisur nga potencialet njerëzore, intelektuale, materiale e natyrore mban lidhje të forta me komunitetin lokal dhe me vëmendje të veçantë ndaj prioriteteve të zhvillimit rajonal. Prioritetet e zhvillimit janë të shtrira ne dimensionin mbrojtjes se mjedisit, e industrisë detare, teknologjisë, inovacionit dhe mësimdhënies në lëmin e detarisë.

Roli i Departamentit të Shkencave Detare në ndihmë të zhvillimit rajonal, nënkupton që ai, krahas mësimdhënies, të ofrojë konsulencë, kërkim shkencor të aplikuar dhe shërbime të tjera për të nxitur drejtpeshim më të mirë të potencialeve që rajoni disponon (ekzaminuese dhe promocionale). Në këtë kuadër ne synojmë gjithashtu të shërbejmë si katalizator për zgjerimin e hapësirave të punësimit dhe për orientimin e duhur të kapitalit njerëzor në treg, duke përftuar në këtë mënyrë edhe të ardhura shtesë. Për realizimin e këtij objektivi do të synohet:

  • Rritja e numrit të shërbimeve që Departamenti i Shkencave Detare ofron për komunitetin.
  • Zgjatja e kohës së ofrimit të këtyre shërbimeve.
  • Hartimi i udhëzuesve mbi hapsirat e punësimit.
  • Krijimi i një portali on-line për promocion me informacione të përditësuara.
  • Zhvillimi i trajnimeve me grupe profesionistësh të komunitetit të detarëve dhe te sektorëve suplementarë me sektorin detar.
  • Edukimi i studentëve me filozofinë e jetës qytetare aktive të mbështetur në zgjedhje racionale dhe cilësore.

 

V. Synime në perspektivë:

  • Hapja e programeve te studimit profesionale,  nje dhe dyvjecare.
  • Krijimi i lidhjeve të qëndrueshme me partnerë ndërkombëtarë.

 

 

 [:en] [:]