[:sq]Strategjia e Zhvillimit e Departamentit të Biologjisë[:en]Development Strategy-Department of Biology[:]

[:sq]PARATHENIE

 

Departamenti i Biologjisë është një prej departamenteve më të reja të krijuar në Vitin akademik 2010-2011 në Universitetin e Vlorës, por historiku i tij fillon që prej vitit 2000, ku stafi i tij akademik bënte pjesë e një seksioni brenda departamentit të Edukimit. Ky seksion mbulonte mësimdhënien e lëndëve biologjike në departamentin e Infermierisë dhe të Edukimit.

Është një prej departamenteve në Fakultetit të Shkencave Teknike i krijuar mbi bazën e Departamentit të Biokimisë, ngritja e të cilit është bërë njëkohësisht me hapjen e Diplomave  të Nivelit të Parë (DNP) në Biologji, me vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 124 në datën 17/02/2010.

Departamenti i Biologjisë ka hartuar strategjinë e zhvillimit të tij, në përputhje me Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit të Arsimit të Lartë, e cila synon ofrimin e  programeve akademike, në përputhje me nevojat e zhvillimit perspektiv të vendit dhe fokusohet në rritjen e cilësisë së mësimdhënies, zhvillimin e kërkimit shkencor, edukimin në vazhdimësi dhe ofrimin e shërbimeve komunitare. Misioni i Departamentit të Biologjisë është të ofrojë një formim të shkëlqyer akademik për të përgatitur profesionistët e ardhshëm të cilët do të kontribuojnë në zhvillimin rajonal dhe kombëtar të vendit dhe përgatitja e biologëve, mësuesve të Biologjisë dhe specialistëve të mjedisit e turizmit me aftësi akademike, sjellje dhe njohuri të denja per të konkuruar me kërkesat e tregut të punës brenda dhe jashtë vendit.

Objektiva të tjera të Departamentit tonë janë: krijimi i një infrastrukture bashkëkohore për mësimdhënie moderne, përdorimi i metodave të reja të mësimdhënies, shtimi i bazës laboratorike, realizimi i trajnimeve afatgjata dhe afatshkurtra të stafit, rritja e raportit student/personel akademik drejt mesatares së BE, profilizimi i kërkimit shkencor sipas fushës së studimeve duke krijuar grupet kërkimore-shkencore të departamentit, kualifikimet individuale në nivel  studimesh doktorature ose marrja e titujve akademikë dhe nxitja e studentëve drejt një pjesëmarrjeje konkrete në projekte dhe shkëmbime ndërinstitucionale, lidhur me marëveshjen e realizuar në Mars 2009 midis Universitetit të Vlorës dhe atij të Claus’thalit në Gjermani. Stafi i Departamentit të Biologjisë do të angazhohet dhe mbështetet gjerësisht në kërkimin shkencor, i cili do të vihet në shërbim të rajonit dhe më gjerë duke realizuar projekte kërkimore të përbashkëta me njësitë vendore, universitete brenda dhe jashtë vendit dhe do të jetë në funksion të përditësimit, rifreskimit e zgjerimit të bazës teorike dhe praktike të kurrikulës së studimeve. Këto objektiva do të realizohen përmes konsolidimit të marrëdhënieve të krijuara me partnerët e vet, si në planin kombëtar edhe atë ndërkombëtar dhe përmes bashkëpunimit me njësi të tjera të Universitetit tonë, organizata të ndryshme dhe Universitete të tjera brenda dhe jashtë vendit.

 

Departamenti i Biologjisë i ofron studentëve:

  • Cilësi në mësimdhënie duke aplikuar forma bashkëkohore të mësimdhënies.
  • Përgatitje të lartë profesionale
  • Zhvillimin e aktiviteteve kërkimore shkencore.
  • Pjesëmarrje dhe përfaqësim dinjitoz në aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare.
  • Një staf plotësisht të kualifikuar i cili prezantohet :
    • Artikuj Shkencorë të botuar
    • Libra të botuar
    • Konferenca kombëtare e ndërkombëtare

 

POLITIKAT STRATEGJIKE TË DEPARTAMENTIT

 

I.             Mësimdhënia

  • Programet akademike që ofrohen
  • Bachelor në Biologji, me vendim të Këshillit të Ministrave 124 në datën 17/02/2010.
  • Strategjia e Departamentit qysh në fillim konsistonte me krijimin e kushteve për hapjen e diplomave të Nivelit të Dytë, Master Profesional dhe Master Shkencor. Në vitin akademik 2012-2013, u ngrit një grup pune për hartimin e planeve dhe të programeve për diplomat e nivelit të dytë: Master i Shkencave në ‘’Biologji Mjedisore’’, pranë Departamentit të Biologjisë, në Fakultetin e Shkencave Teknike dhe Master Profesional në ”Mësuesi AM në Biologji, me profil minor Kimi’’, pranë Departamentit të Biologjisë, në Fakultetin e Shkencave Teknike.

 

 

  • Metodika e mësimdhënies
  • Përmirësimi i metodikës së mësimdhënies: kalimi nga të mësuarit vetëm me ‘prezantim faktesh’ në të mësuarit interaktiv, të bazuar në problem, zhvillimi i mendimit kritik, me synim zhvillimin tek studentët të atyre shprehive dhe kompetencave që do tu duhen atyre për të ardhmen.
  • Të diplomuarit duhet të jenë të pregatitur me shprehi të përgjithshme dhe të transferueshme, si ato të analizës, të të menduarit, arsyetimit, paraqitjes dhe komunikimit, krijimtarisë dhe zgjidhjes së problemeve, përtej njohurive specifike të profesionit.
  • Realizimi i trajnimeve afatshkurtra dhe afatgjatë të stafit të departamentit, nëpërmjet aplikimeve në programe të ndryshme exchange.
  • Ngritja e bazës laboratorike përbën një objektiv afatgjatë, realizimi i të cilit do të arrihet vetëm nëpërmjet gjetjes së fondeve të nevojshme, duke shfrytëzuar jo vetëm burimet e brendshme (buxheti i shtetit, të ardhurat e universitetit, etj.), por edhe përpjekjet e vazhdueshme të stafit akademik për realizimin e projekteve të ndryshme shkencore me partnerët tanë të deritanishëm apo të rinj.
  • Një element i veçantë për krijimin e bazës materiale laboratorike janë praktikat e zhvilluara me studentët në terren, në dy fusha kryesore: Biologji bimore dhe Biologji shtazore.

 

  • Logjistika e Departamentit të Biologjisë
  • Kontributi në mënyrë efektive në formulimin dhe zbërthimin e politikave arsimore dhe vizionin e Universitetit të Vlorës, miratimin e rregulloreve të Universitetit dhe ndërgjegjësimin e publikut të gjerë, duke reflektuar praktikat më të suksesshme kombëtare e ndërkombëtare.
  • Kontributi në formulimin dhe miratimin e politikave dhe rregullave përkatëse për rritjen e rolit të institucioneve akademike, duke përfshirë këtu përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive në fushat që departamenti mbulon.
  • Përpunimi i planeve mësimore (kurrikulat) sipas kërkesave të Deklaratës së Bolonjës dhe orientimi i programeve mësimorë drejt Institucioneve homologë perëndimorë
  • Kualifikimi i stafit akademik nëpërmjet specializimeve pasuniversitare dhe marrjes së titujve dhe gradave shkencore
  • Përmirësimi i materialeve didaktike në shërbim të mësimdhënies
  • Zhvillimi i laboratoreve mësimorë në nivelet bashkëkohore të mësimdhënies
  • Lidhja me organizata dhe institucione të tjera që kanë qëllime të përafërta apo që ndihmojnë rehabilitimin e politikave rajonale arsimore, mjedisore, etj.
  • Zgjerimi i informacionit mbi departamentin dhe marketimi i tij në zona të tjera të Shqipërisë.
  • Forcimi i proçedurave të pranimit të kandidatëve të rinj në stafin akademik të mësimdhënies, përmes kritereve të qarta të testimit.
  • Përfshirja e mendimit të studentëve për arritjen e objektivave të mësipërm
  • Evidentimi i drejtimeve te reja te ekonomise se tregut për Rajonin e Vlorës dhe me gjere, zhvillimin e arsimit, problemet e mëdha mjedisore dhe menaxhimi i tyre.
  • Përgatitja e biologëve të ardhshëm të aftë për tregun e punës: në prodhim, turizëm, ekspertë të mjedisit etj.
  • Përgatitja e mësuesve të ardhshëm duke vërejtur nevojat e theksuara që ka në mjaft shkolla të rrethit të Vlorës, Fierit, Mallakastrës e Beratit për mesimdhënës në lëndën e biologjisë, të cilat aktualisht mbulohen nga personel mësimor pa arsimin e duhur. Kështu vetëm në rrethin e Vlorës japin mësim reth 40 mësues biologjie pa arsimin e duhur dhe 35 të tjerë dalin në pension në pesë vitet e ardhshme

 

II.           Kërkimi shkencor

Puna kërkimore shkencore vlerësohet e lidhur ngushtë me proçesin mësimor. Misioni i punës kërkimore shkencore dhe akademike të departamentit gjen shprehje në një shumëlloshmëri formash:

  • Kualifikimet individuale në nivel studimesh doktorature ose marrja e titujve akademikë

Realizimi dhe pjesëmarrja në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare të realizuara në Universitetin e Vlorës ose në universitete dhe organizata të tjera, të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Në përpjekjet e tij për kualifikim shkencor dhe profesional, stafi i Departamentit të Biologjisë do të angazhohet dhe mbështetet gjerësisht në iniciativa individuale që kanë të bëjnë në rradhë të parë me botime shkencore, pjesëmarrje në projekte individuale ose/dhe institucionale por edhe me anëtarësim në forume të reja në rang ndërkombëtar.

  • Botimi i artikujve në revista ndërkombëtare, botime të librave mësimorë, botime në buletinët e UV .
  • Krijimi i kushteve për zhvillimin e kërkimit shkencor.
  • Pjesëmarrja në projekte kërkimore-shkencore.
  • Vendosja në funksionim të plotë të laboratorit të Mjedisit pranë Qendrës Kërkimore Shkencore të FSHT, i cili do të jetë në funksion të kërkimin shkencor të pedagogëve studentëve të nivelit të dytë MS dhe të tretë të studimeve si dhe të tretëve
  • Profilizimi i kërkimit shkencor sipas fushës së studimeve duke krijuar grupet kërkimore-shkencore të departamentit , për të maksimalizuar impaktin e tij.
  • Kërkimi shkencor do të jetë në funksion të përditësimit, rifreskimit e zgjerimit të bazës teorike dhe praktike të kurrikulës së studimeve, dhe ofrimit të shërbimeve komunitare.
  • Krijimi i lidhjeve të qëndrueshme me partnerë ndërkombëtarë.

 

III.         Bashkëpunimi institucional

  • Konsolidimi i marrëdhënieve të deritanishme institucionale, si në planin kombëtar edhe atë ndërkombëtar, duke vijuar kontaktet në të gjitha drejtimet.
  • Natyrshëm që procesi i zhvillimit të këtij departamenti lidhet me krijimin e hapësirave të reja, dhe me përmbushjen e objektivave të mësipërme. Pjesëmarrja e stafit akademik në konferenca, simpoziume, ëorkshop, etj., apo hartimi i projekteve të përbashkëta institucionale do të jenë disa nga rrugët e mundshme për krijimin e raporteve të reja institucionale. Natyrisht që në këto përpjekje, nuk duhet të mungojë një paraqitje dinjitoze e Departamentit të Biologjisë, qoftë me artikuj shkencorë, me ide konkrete dhe të qarta në drejtim të zhvillimit, apo me përfaqësim cilësor në projektet e përbashkëta.
  • Krijimi i raporteve të reja institucionale.
  • Inkurajimi i të gjitha iniciativave akademike individuale.
  • Nxitja e pjesëmarrjes studentore në aktivitetet ndërinstitucionale. Nxitja e studentëve do të orientohet drejt një pjesëmarrjeje konkrete në projekte dhe shkëmbime ndërinstitucionale, për kryerje të një pjese të procesit mësimor, të diplomimit apo kualifikimit pasuniversitar. Realizimi i këtij objektivi është i lidhur ngushtë me marëveshjen e realizuar në Mars 2009 midis Universitetit të Vlorës dhe atij të Claus’thalit në Gjermani.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 [:en] 

 [:]