[:sq]Misioni[:]

[:sq]Sektori i Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë (SPMJ) synon ndërkombëtarizimin e UV-së, shkrimin dhe realizimin e projekteve të zhvillimit dhe mbështetjen e studentëve, njësive akademike dhe administrative për përmbushjen e objektivave afatshkurtra dhe afatgjata të institucionit me fokus zhvillimin institucional dhe kërkimin shkencor.

 

Disa nga objektivat e SPMJ-së janë:

  • Zhvillimi dhe zbatimi i strategjisë së ndërkombëtarizimit të UV-së.
  • Rritja e numrit të mobiliteteve të studentëve dhe stafit akademik dhe ndihmës akademik me karakter administistrativ.
  • Mbajtja dhe zhvillimi i kontakteve me universitetet/institucionet e huaja.
  • Hartimi dhe negocimi i marrëveshjeve ndërkombëtare si dhe monitorimi i zbatimit të tyre.
  • Sigurimi dhe publikimi i informacioneve rreth projekteve ndërkombëtare dhe mundësive të shkëmbimeve për studentët, stafin akademik dhe administrative.
  • Aplikimi në projekte të ndryshme ndërkombëtare dhe implementimi i tyre (si psh: IPA, ERASMUS, Interreg, Macro – Adriatico Ionico, Med Balkan, Horizont 2020, Europe for Citisens, COSME etj.
  • Zhvillimin e konferencave dhe seminareve që kanë lidhje me projektet dhe marrëdhëniet me jashtë.

[:]