[:sq]Sektori i Komunikimit dhe Publikimeve[:]

[:sq]Ky sektor ka në përbërjen e tij:

Përgjegjësi i  Sektorit: Deliana Proj

Specialist Publikimesh: Roksana Nowak

Specialist Marketing: Gjergj Iliadhi

Specialist Informacioni: Egli Ramaj

 

Përgjegjësi i Sektorit

Ky pozicion ka këto detyra:

  1. Harton Strategjinë e Komunikimit dhe Promovimit të Universitetit.
  2. Harton Planin e aktiviteteve promovuese të Universitetit si dhe të aktiviteteve të tjera që Universiteti organizon në bashkëpunim me partnere të tjerë publike dhe private.
  3. Harton termat e referencës për të gjitha publikimet dhe materialet promocionale të domosdoshme për promovimin e Universitetit.
  4. Harton në bashkëpunim me dhe specialistët e zyrës Strategjinë Marketing të Universitetit, si dhe Planin e veprimit për implementimin e kësaj strategjie.
  5. Ndjek me përparësi organizimin dhe bashkërendimin e të gjitha aktiviteteve në bazë të kërkesave për bashkëpunim që vijnë nga partnerë publikë dhe privatë.
  6. Në bashkëpunim me Specialistin e Marketingut harton strukturën e materialeve promovuese për faqen zyrtare të internetit univlora.edu.al
  7. Bashkërendon me specialistin për informacionin promovimin e të gjitha aktiviteteve në mediat sociale të Universitetit.

 

Specialist per administrimin e publikimeve universitare              

Specialist për administrimin e publikimeve luan një rol të rëndësishëm në promovimin e ekspertizës shkencore të Universitetit si dhe në implementimin e Strategjisë Marketing të tij.

Funksionet kryesore të Specialistit për Publikimet janë:

  • Përgatitjen e Buletinit shkencor, publikimin e tij online në faqen e web-it.
  • Mbledh administron artikuj, studime, vepra të plota shkencore  dhe ia paraqet ato për gjykim Bordit shkencor të UV-së.
  • Shpërndarjen e Buletinit në gjithë biblotekat e Shqipërisë si dhe jashtë saj.
  • Realizimin e fletë palosjeve për promovimin e çdo fakulteti të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë.
  • Përgatitjen e Posterave promovuese për Universitetin.
  • Përditësimi i të dhënave për 4 guidat studentore.
  • Botimin e cikleve të leksioneve nga çdo departament i UV-së për të prezantuar  dhe shpërndarë cilësinë e punës së bërë nga pedagogët tanë.

 

Specialist i Marketingut

Objektivi kryesor i Specialistit së Marketingut është promovimi i imazhit të Universitetit tek publiku ne menyre te vecante tek te rinjte kandidate potenciale per te qene studente te Universitetit “Ismail Qemali”. Promovimi i institucionit tonë brenda dhe jashtë vendit .

Funksionet kryesore të Specialistit te Marketingut janë:

  • Merr përsipër organizimin e aktiviteteve  promovuese për Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë
  • Bashkëpunon me specialistin e publikimeve per hartimin e materialeve promovuese si: fletepalosje, broshura, material të tjera promocionale.
  • Organizimin e fushatave promovuese, marketing, të strukturuara në mënyrë efektive në përputhje me interesat e target grupeve.
  • Hartimi i një Strategjie Marketing ku të përcaktohen qartësisht, aktorët, roli dhe detyrat e gjithsecilit.
  • Promovimi i një universiteti të hapur për publikun përmes organizimit të aktiviteteve të hapura, Open Day – Ditë të hapura, Maratona dhe aktivitete sportive, aktivitete kulturore.
  • Paqyrimin e aktiveteve në faqen zyrtare të Universitetit, rrjetet sociale, organet mediatike lokale, rajonale dhe kombëtare. (ilustrime me foto)
  • Prodhimi i artikujve të ndryshëm promocional, stilolapsa me logon e UV-së, flamuj të vegjël etj.

 

Specialist i Informacionit (Recepsioni)

Specialisti i Informacionit shërben si urë lidhëse midis komunitetit  të pedagogëve, studentëve dhe qytetarëve me Rektoratin.

Funksionet kryesore të Specialistit të Informacionit:

  • Informon të interesuarit në lidhje me Universitetin , kurset e studimit si dhe çështje të tjera në interes të publikut
  • Dokumenton kërkesat e paraqitura për informacion në bazë të Ligjit për të Drejtën e Informimit bazuar në templat-et tip të aprovuara nga institucioni.
  • Mban regjistrin dhe organizon takimet e të interesuarve me Rektorin, Zv/Rektorin dhe Zyrat përkatëse në bazë të interesit të shprehur prej tyre.
  • Lehtëson komunikimin midis studentëve, Zyrës së Këshillimit dhe Karrierës së Studentëve, përmes bashkëpunimit me specialistët përkatës.
  • Administron faqen face-book, Twitter dhe përditëson informacionin në to në bashkëpunim me specialistin e marketingu-t.
  • Koordinon me Përgjegjësen e Zyrës së Promocionit, Fakultetet apo Departamentet përkatëse për organizimin e aktiviteteve të ndryshme me karakter promovus, bashkëpunimin me institucione lokale publike dhe jo publike, OJF, organizata kulturore dhe individë sipas Planit Kalendarik të Aktiviteteve.

 

Vendndodhja e zyrës:

Sektori i Komunikimit ndodhet në katin e parë pranë Rektoratit.

Zyra e Informacionit është në çdo kohë në dispozicion të çdo studenti i cili kërkon informacion.

 

Kontakt

email: komunikimepublikime@univlora.edu.al[:]