[:sq]Rregullorja dhe Anëtarësimi[:en]Regulation and Membership[:]

[:sq]

  1. Biblioteka e Universitetit funksionon për studentët, pedagogët, punonjësit e kërkimit shkencor, stafin akademik dhe joakademik (administratën dhe punonjësit e tjerë) të Universitetit.
  2. Shërbimi është dy formësh: shfrytëzimi i literaturës me kartelë dhe me pasaportë (letërnjoftim) sipas udhëzimeve përkatëse, ose në sallë me çertifikatë (letërnjoftim).
  3. Çdo anëtar i ri duhet të paraqesë letërnjoftimin dhe dokumentet e tjera të duhura dhe të plotësojë formularin e regjistrimit për të hapur kartelën personale të anëtarësimit.
  4. Kartela e anëtarësimit shërben për kryerjen e veprimeve sa herë që personi tërheq ose dorëzon libra në Bibliotekë.
  5. Disertacionet, buletinet shkencorë, guidat e ndryshme, fjalorët, enciklopeditë, manualet, katalogët, albumet, hartat, librat me vlerë të veçantë dhe unike, antikuaret, shkrimet e rralla, dorëshkrimet, DVD, CD, periodiku etj., shërbehen vetëm në sallë me pasaportë (letërnjoftim).
  6. Fjalorët, manualet, albumet, disertacionet, librat me vlerë të veçantë dhe unike, si dhe materialet e tjera të shtypura ose jo libra, të cituara në pikën 4, nuk huazohen. Ato jepen vetëm për shfrytëzim në sallë.
  7. Librat apo revistat i jepen të interesuarit për përdorim të jashtëm, konform rregullave me afat maksimal 15 ditor. Në rast se anëtari i bibliotekës ka nevojë për të zgjatur afatin e huazimit të librit, rikonfirmohen shënimet në kartelë dhe kohëzgjatja e shfrytëzimit të librit jashtë bibliotekës, gjithmonë brenda segmentit kohor 15 ditë.
  8. Nuk lejohet dëmtimi i librit, të shkruarit në të apo nënvizime të ndryshme.
  9. Për çdo libër të humbur nga ana e lexuesit, nëqoftëse nuk bëhet zëvendësimi me të njëjtin titull, zhdëmtohet me 10 fishin e vleftës së librit, me faturë nga Dega e Financës dhe e Buxhetit të Universitetit (për librat e vjetër bëhet konvertimi me çmimet e sotme).
  10. Për librat unikalë, në rast dëmtimi, vlerësimi i zhdëmtimit vendoset nga një komision i posaçëm.
  11. Në fondet e librit, të periodikut dhe në sallën e fondeve të hapura nuk lejohet të pihet duhan.
  12. Brenda mjediseve të Bibliotekës, në sallën e fondeve të hapura nuk lejohet të flitet me zë; studiohet në qetësi dhe mund të komunikohet me zë të ulët.

 

Udhëzime për përdoruesit mbi anëtarësimin në Bibliotekën Shkencore “Nermin Vlora Falaschi” të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë:

 

I – Studentët

Studentët që kërkojnë të bëhen anëtarë të Bibliotekës Shkencore të Rektoratit “Nermin Vlora Falaschi”, të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë duhet të plotësojnë këto kritere për regjistrim:

  1. Të paraqesin pasaportën (letërnjoftimin) tek punonjësi i Bibliotekës (i cili pasi plotëson formalitetet e nevojshme, ia dorëzon prurësit, zotëruesit të dokumentit).
  2. Të dorëzojë tek punonjësi i Bibliotekës një fotografi në përmasat standarte të dokumentit (4×5 cm), të cilën punonjësi i Bibliotekës e vendos në ballinën e kartelës së lexuesit (sipër majtas).
  3. Të dorëzojë një vërtetim me vulë nga fakulteti, ku vijon studimet, të firmosur nga kryesekretarja dhe dekani i fakultetit. (Vërtetimi konfirmon, që personi i interesuar për t’u anëtarësiuar në Bibliotekën e Universiteti, është student i këtij universiteti, në degën përkatëse për vitin akademik që jemi aktualisht. Vërtetimi nuk kthehet, ruhet në arkivin e Bibliotekës)
  4. Regjistrimet e anëtarësimit apo freskimi i tyre (rianëtarësimi) bëhen çdo vit akademik.

 

II – Stafi akademik dhe personeli administrativ

  1. Stafi akademik dhe joakademik i universitetit, kërkuesit shkencorë dhe punonjësit e institucionit tonë, të cilët kërkojnë të bëhen anëtarë të Bibliotekës “Nermin Vlora Falaschi”, të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë duhet të plotësojnë këto kritere për regjistrim:
  2. Të paraqesin pasaportën (letërnjoftimin) tek punonjësi i Bibliotekës (i cili pasi plotëson formalitete e nevojshm, ia dorëzon prurësit, zotëruesit të dokumentit).
  3. Të dorëzojë tek punonjësi i Bibliotekës një fotografi në përmasat standarte të dokumentit (4×5 cm), të cilën punonjësi i Bibliotekës e vendos në ballinën e kartelës së lexuesit (sipër majtas).
  4. Pedagogët e emëruar rishtas dhe punonjësit e rinj, të dorëzojnë një vërtetim nga punëdhënësi (përgjegjësi i Administrimit të Burimeve Njerëzore dhe Dokumentit Zyrtar dhe Rektori).

 [:en] [:]