Aktivitete njoftime

[:sq]Promovim i programeve Erasmus+ me Znj. Patricia Stanciu, Universiteti i Transilvanisë, Brasov, Rumani [:]

[:sq]Me qëllim disiminimin  dhe promovimin e programit Erasmus+ ICM  si dhe nxitjen e studentëve për t’u bërë përfitues të bursave të studimit/ praktika mësimore  në universitetet me të cilët UV ka bashkëpunim, Drejtoria e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë dhe Projekteve, Sektori i Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë pranë UV-së organizoi më datë 07.11.2019 një aktivitet  me studentë të fakultetit të Shkencave Teknike.

Aktiviteti u hap prej Znj. Patricia Stanciu  e cila vjen në UV prej Zyrës  Erasmus+ në Universitetin e Transilvanisë në Brasov, Rumani (Transylvania University of BrasovRomania). Gjatë prezantimit të saj Znj. Stanciu  informoi  studentët  mbi mundësitë që Universiteti i Transilvanisë ofron në kuadër të programit Erasmus+ si dhe i ftoi ata të bëhen pjesë e kësaj eksperience, jo vetëm pranë universitetit të cilën ajo përfaqëson, por dhe pranë Universiteteve të tjera me të cilat UV ka një marrëveshje bashkëpunimi, duke e cilësuar këtë si një nga eksperiencat më të bukura dhe më të vlefshme për studentët, jo vetëm nga ana akademike por dhe ajo social- kulturore.

Në fund të takimit, Zyra e Marrëdhënjeve me Jashtë dhe Projekteve pranë UV-së, zhvilloi një bashkëbisedim me studentët e pranishëm mbi barrierat që ata hasin gjatë procesit të aplikimit dhe pritshmëritë e tyre gjatë mobilitetit, si dhe dhanë një informacion të detajuar mbi 12 thirrjet për shkëmbim studentor që UV-ja eshte perfites per vitin akademik 2019-2020.

Znj. Stanciu, vjen pranë Universitetit të Vlorës në kuadër të Marrëveshjes Erasmus+ KA107 që UV ka me Universitetin e Transilvanisë në Brasov. Në fillim të mobilitetit të saj, Znj. Stanciu zhvilloi gjithashtu një takim bashkëbisedues me stafin e Zyrës së Marrëdhënjeve me Jashtë pranë UV-se ku shkëmbyen mes njëri-tjetrit, përvojat, praktikat më të mira si dhe diskutuan mbi mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen në kuadër të pragramit Eramsus+ midis dy institucioneve.

 [:]