[:sq]Prezantim[:en]Presentation[:]

[:sq]Biblioteka e Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë ndodhet në godinën qendrore të Universitetit (Rektorati), në katin e dytë (ish – salla A 200), mbi Sallën e Konferencave “Rilindja”, nga pas, orientohesh nga shkallët. Sektori i Bibliotekës, sipas organigramës, ka varësi direkte nga Rektori i Universitetit dhe është njësi ndihmëse e institucionit. Biblioteka Qendrore ka emrin e humanistes shqiptare Nermin Vlora Falaschi, Ambasadore e Kombit. Ka një sipërfaqe prej 250 m². Fondi i titujve të mbartur arrinte në 15 mijë, ndërsa inventari i librit deri në fund të vitit 2017 arrinte në 35 mijë kopje. Raftete bibliotekës po përditësohen dhe freskohen me literaturën bazike dhe korrente. Për këtë qëllim shërben arkivi i bibliotekës që po përgatitet përfunksionalitet. Është një proces që vijon me shkarkimin nga raftet të librave më pak të përdorëshëm dhe atyre me shumë kopje, të cilët shkojnë sipas rregullave në arkivin e bibliotekës dhe vendosjen e literaturës së nevojshme në raftet e librave, ku tekstet vendosen dhe klasifikohen sipas KDU

Blerja e duhur e librit – arritje institucionale. Vlen të theksohet se pikërisht në fundvitin 2017 u realizua blerja e librave të rinj në 4 (katër) lote për të katër fakulteteve në vlerën 10.000.000 (dhjetë milionë) lekë, e cila po regjistrohet sipas udhëzimeve të shkencës së bibliotekonomisë dhe manualeve përkatëse të fushës dhe klasifikimit në KDU, proces që nisi në fillim të vitit 2018 me literaturën e re. Kishte 10 vjet që nuk ishte bërë një blerje serioze për tekstet e duhura  e të porositura universitare. Gati po venitej dhe besimi nga dekanët, shefat e departameneteve, pedagogët dhhe studentët për sigurimin e teksteve të nevojshëm që po u garantonim vit pas viti, por që nuk realizoheshin për arsye të tjera, jashtë angazhimit të personelit të Bibliotekës së Rektoratit. Çdo vit kërkohej dhe përpilohej listimi i librave që duheshin blerë, të cilat i nevojiteshin Fakulteteve dhe Departamenteve të Universitetit për domosdoshmërinë e mbarëvajtjes së procesit të mësimdhënies dhe studimtarisë  kërkimore-shkencore dhe akademike në këtë ILA. Duhet shënuar se listimin me literaturën e duhur nga Fakultetet dhe Departamentet e kemi kërkuar çdo vit edhe zyrtarisht. Kërkesat e tyre janë të depozituara, pasi i kemi pasë studiuar dhe hartuar projekt preventivin e nevojshëm për blerje Libri për çdo vit akademik, që duke pasuruar koleksionet e Bibliotekës, me fondet e librit të ishim funksionalë në shërbim të studentëve. siÇ shënuam më lart, për arsye të pavarura nga Sektori i Shërbimeve të Librit, nuk ka qenë realizuar asnjë tenderim për blerjen e librit më parë para kësaj blerje të madhe (2017-2018) . Meritë të veçantë për këtë ngjarje librore në Unversitetin “Ismail Qemali”, përveç rektorit të Universitetit, prof.dr. Roland Zisi, me vizionin dhe këmbënguljen e tij në Senatin Akademik, ka edhe funksionimi i duhur hierarkik i organigramës së re të UV. Buxheti për Blerjen e librit në fund vitin 2017 u realizua sipas kërkesave që na kanë dërguar Fakultetet dhe Departamentet e Universitetit, të cilat ne, si sektor i hartuam sipas kritereve specifike dhe i kemi dorëzuar në kohë në zyrat e linjës në administratën e UV. Ishte funksionimi korrekt në skuadër me Administratoren Mirela Duka, drejtoren e Drejtorisë së Prokurimeve dhe Shërbime, që nën kujdesin e vijueshëm të Zv. Rektorit për Zhvillimin Institucional dhe Komunikimin, Phd. Enkelejd Mëhilli u realizua kjo detyrë e rëndësishme për Universitetin, sepse është domosdoshmëri në mbarëvajtjen e procesit të mësimdhënies dhe studimtarisë kërkimore-shkencore dhe akademike në UV.

Listimi libror sipas formatit të duhur, me emër autori, titull libri, shtëpi botuese, ISBN, (ISSN për revista e buletine), sasia në copë, çmimi, tashmë është i prekshëm, është bërë një realitet dinjitoz që i jep bibliotekës së Rektoratit pamjen dhe vlerën e një Biblioteke dinjitoze universitare. Libri i huaj porositet në 1 (një) kopje, sepse është i shtrenjtë dhe lejohet të studiohet vetëm në sallë (në bibliotekë). Biblioteka e Rektoratit, këtë vit akademik, me pasurimin e koleksioneve të Bibliotekës, me fondet e librit që jemi furnizuar, jemi funksionalë në shërbim të studentëve.

Në bibliotekë gjenden tituj nga të 10 fushat e dijes, të cilat janë sistemuar dhe klasifikuar sipas Klasifikimit Dhjetor Universal (KDU). Të interesuarit gjejnë në Bibliotekë literaturë për çështje të përgjithshme, për shkencën dhe diturinë, organizimin dhe informacionin në fushën 0 (rafti i parë majtas, kur hyn në sallë); për filozofinë fusha 1, për psikologjinë nënfusha 159,9 ( në raftet në vijim majtas para); për fenë në fushën 2; për shkencat shoqërore, ekonominë me nënndarjet e saj, për të drejtën, qeverinë, është fusha 3; (fusha 4 është ende vakant); në fushën 5 gjenden matematika dhe shkencat e natyrës (rafti i fundit i krahut të djathtë, kur futesh në sallë); në fushën 6 shkencat e aplikuara, mjekësia, teknologjia (rafti vijues djathtas, duke ardhur); fusha 7 ka artet, argëtimin, shlodhjen, sportin (rafti vijues duke ardhur); fusha 8 ka gjuhën (shqipe dhe të huaj), linguistikën, letërsinë dhe fusha 9 përmban gjeografinë, biografinë dhe historinë (i pari djathas, kur hyn në bibliotekë). Për të lehtësuar kërkimin, kemi vendosur dhe etiketat orientuese për të interesuarit, sikurse dhe vetë drejtuesi i Bibliotekës është në shërbim të lexuesve dhe studiuesve. 65 % e literaturës është në gjuhë të huaj dhe 35% në gjuhën shqipe. Në literaturën e huaj, 75 % e teksteve është në anglisht, ka edhe në gjuhën italiane, frënge, gjermane, spanjolle, ruse, greke, rumune, arabisht e turqisht. Klasifikikimi i librit zbërthehet në trajtë hierarkike. Studentët gjejnë libra për degën ku studiojnë, që nga shkencat kompjuterike, financa, biznesi, drejtësia, kontabiliteti, shkencat detare, matematikë – fizika, infermieria, inxhinieritë, gjuha, letërsia, gjeografia dhe historia. Të interesuarit duhet të antarësohen në bibliotekë dhe për këtë qëllim janë rregullat përkatëse, të cilat i aplikojmë me regjistrimin e tyre në kartelën e lexuesit. Biblioteka funksionon me fonde të hapura, sipas rregullores së institucionit, miratuar nga Senati. Është në funksion të studentëve, të pedagogëve, të studiuesve, të stafit akdemik dhe administrativ, si dhe të punonjësve të institucionit. Në sallën e bibliotekës studiohet dhe mund të realizohen punë studimore, kërkimore shkencore në qetësi nga të interesuarit. Orari i Bibliotekës nuk është 08.00 – 16. 00 si çdo ditë më përpara, por është 08;00-20.00. Ditën e shtunë, të dielën dhe për festat zyrtare është mbyllur. Fondi i Bibliotekës pasurohet me literaturën e duhur dhe korente nëpërmjet blerjeve nga institucioni, pas këshillimeve me dekanët, shefat e departamenteve dhe pedagogët. Pranojmë libra dhurata, të çmuara janë antikuarët, dorëshkrimet etj. Vlen për t’u shënuar takimi i drejtuesve të disa prej bibliotekave kryesore universitare dhe publike të vendit me ministren e Kulturës më 19.01.2015 në Tiranë, ku mori pjesë dhe drejtuesi i Bibliotekës së Universitetit tonë dhe ngriti problemin e nevojës së koordinimit me institucionet e tjera arsimore dhe kulturore. Në kuadrin e edukimit përmes kulturës, Biblioteka jonë mori dhuratë 300 tituj librash (sikurse edhe bibliotekat e tjera pjesëmarrëse). Po ashtu kemi marrë dhuratë 100 tituj nga Bibliteka e Kuvendit të Shqipërisë, si dhe, në vijim, po kaq nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Po ashtu kemi donacione të vlefshme nga akad. Franceso Altimari (albanolog arbëresh, Itali); akad. Myzafer Korkuti (arkeolog), prof. Gëzim Tushi (sociolog), akad. Fatos Kongoli dhe prof. Agim Vinca (shkrimtarë), etj., që janë dhurata të dobishme për institucionin. Gjatë vitit 2017, para blerjen së madhe, janë bërë blerje për disa kopje librash, në përgjithësi të fushës albanologjike. Biblioteka jonë është përfshirë në rrjetin COBISS. Net për katalogimin dhe përshkrimin bibliografik sipas standarteve ndërkombëtare. Është marrë vendim Senati që, tekstet mësimore/ me ushtrime, ciklet e leksioneve, disertacionet e pedagogëve (Doktoraturat), mikrotezat e studentëve të shkëlqyer të Masterit të Shkencave të dorëzohen në Biblotekë nga 1 (një) kopje për të qenë në funksion e dobi për shërbimin ndaj studentëve. Nga zbatimi i këtij vendimi kanë interes jo vetëm studentët, por edhe vetë pedagogët, sepse përveç depozitimit, ruajtjes si pronë intelektuale të tyre e të dobishme për komunitetin, si dhe përpunimit bibliografik, përgjegjësi i Biblotekës, MSc Albert Habazaj, që ka fituar licençat ndërkombëtare për katalogimin e monografive shkencore etj., realizon pasqyrimin e tyre, përditësimin në sistemin ndërkombëtar të standartizuar, në rrjetin COBISS.Net., ku shfaqet prezantimi i punimeve të tyre, si rekorde bibliografike të regjistruara në këtë sistem ndërkombëtar.[:en] [:]