[:sq]Përse duhet të vijë studenti dhe pedagogu në Bibliotekë?[:en]Why should come to the Library student and pedagogue?[:]

[:sq]Së pari, ka kushte optimale studimi: qetësi, ngrohtësi, hapësirë, pastërti, dritë, ajër të pastër, ka gjelbërim e kaltërsi jashtë dritareve të bibliotekës; ka mundësi orientimi të lehtë nëpërmjet Këndit të Njoftimeve dhe treguesve shkrimorë për çdo fushë të dijes dhe nënndarjet sipas KDU dhe gjen literaturën e duhur për studim në sallë (jo si më parë, që shpesh herë mungonte teksti i kërkuar nga studenti apo pedagogu).

Së dyti, BUV ka literaturë sociopsikologjike, historike, për ekonomikun, drejtësinë, gjuhën dhe letërsinë, shkencat e natyrës, shkencat detare, etj.

Së treti, këtu gjen literaturë në gjuhë shqipe dhe në gjuhë të huaj. 65% e fondit të librit është në gjuhë të huaj, 75 % e të cilës është në anglisht.

Së katërti, gjen fjalorë dhe enciklopedi në shqip dhe në anglisht, guida, revista dhe katalogë të ndryshëm.

Së pesti, gjen botimet e UV, ku janë publikuar veprimtaritë e jetës universitare, punët kërkimore shkencore të botuar në buletine, monografi, guida, gazeta, të cilat janë pronë intelektuale e universitetit.

Së gjashti, gjen këndin e Akademikut Muzafer Korkuti (arkeolog, albanolog), kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, dhuruar BUV, më 31 .05. 2017, ditën e marrjes së Titullit “Doctor Honoris Causa” nga UV.

Së shtati, gjen këndin e Nermin Vlora Falaschit, me dorëshkrime origjinale të saj, libra letrarë e studimorë, dhuruar nga vetë humanistja, emrin e së cilës ka nderin ta mbajë BUV.

Së teti, gjen Këndin e poetit të rinisë e të mjerimit, Migjenit, Këndin 5 vëllimsh të shkrimtarit të persekuar çam Bilal Xhaferi, që emigroi në SHBA, Këndin e  shkrimtarit të diasporës Martin Camaj, Kolanën e prozës së shkrimtarit Fatos Kongoli etj.

Së nënti, gjen Këndin e Autorëve Vlonjatë.

Së dhjeti, jo vetëm për studentët e edukimit, BUV ka në arkivin e saj kolanën prej 7 vëllimesh të prof. Hamit Beqja.

Së njëmbëdhjeti, gjen kolanën e plotë të botimeve të sociologut, politologut dhe publicistit prof. Gëzim Tushi.

Së dymbëdhjeti, për të gjitha kategoritë studentore, këtu gjen buletinet dhe revistat shkencore të Institutit ALB – Shkenca, Institutit Albanologjik, Prishtinë, Revistën studimore-shkencore ndërdisiplinore Dardania, sidomos tekstet dhe CD dhuruar nga profesorët e shquar arbëreshë të Italisë Francesco Altimari e Matteo Mandalá, etj.

Së trembëdhjeti, në BUV gjen Këndin e Botimeve të KLSH, Ministrisë së Kulturës e Sporteve, të Kuvendit të Shqipërisë, Fletore Zyrtare, etj. Me zgjerimin e Sektorit të librit dhe BUV, synojmë abonimin, të paktën qysh nga viti akademik 2017-2018, në 10 (dhjetë) periodikë shkencorë (hard copy, apo online), si dhe sigurimin e aksesit në të paktën 1 (një) bibliotekë online. Organizimin me një program të veçantë të veprimtarisë “Java e librit në UV” në kuadrin e Ditës Ndërkombëtare të Librit (17-23 prill të çdo viti), duke synuar mundësisht pjesëmarrjen e çdo pedagogu dhe studenti në të paktën një veprimtari të kësaj jave, si: promovime të librave të veçantë apo serisë së botimeve të autorëve, forume të librit, simpoziume apo sesione – shoqëruar me vlerësime kritike, çmime etj.

Realizimin, sipas vizionit të Rektorit të UV, prof. Roland Zisi, të mundësive për themelimin e “UV Publishing House” (UV Press) si shtëpi botuese e librit universitar, si dhe i “Librarisë Universitare UV”, kjo për botimin e librave universitarë dhe për menaxhimin e shitjeve, duke synuar njëherësh plotësimin e standardeve akademike të mësimdhënies dhe gjenerimin e të ardhurave për kërkimin shkencor.

Synojmë përditë të përmirësojmë zhvillimin e sektorit, të jemi shërbestarë etikoprofesionalë të studentëve dhe pegagogëve. Shërbimi i kualifikuar dhe i kulturuar, me etikë qytetare, formimi i vazhdueshëm e i thelluar profesional është e do të jetë profili i sektorit të Shërbimve të Librit, për t’ua bërë lehtësisht të pranueshëm dhe të pëlqyeshëm sidomos studentëve mjedisin e BUV dhe të ambjentohen vullnetarisht, me dëshirën për të mos u shkëputur nga libri universitar dhe jo vetëm. Me studentët më të suksesshëm dhe frekuentues të rregullt të BUV, synojmë të ngremë grupin studentor “Miqtë e Bibliotekës”. Krijimi dhe mbështetja çdo vit e “Miqve të Bibliotekës” i bën ata skuadër promovuese për të tjerët me synimin që studentët tanë të jenë të dobishëm për përmirësimin e jetës së nesërme, vetiake e sociale, për t’u integruar me qytetari dhe dije ndërkombëtarisht, të kenë një profil pozitiv në fytyrën librore (manuale e online) të UV, me gjurmë në Kujtesën e Universitetit. Motoja jonë është mbështetur në 3 kërkesa ndaj vetes dhe realizohet me punë në grup: Në shërbim të studentit! Vullnetarizo studentë! Të studiosh në Bibliotekën e UV! Lajtmotivi ynë është: UV- një universitet që lexon!

Synojmë që të krijojmë çmimin vjetor të bibliofilisë “Nermin Vlora Falaschi” për anëtarin më të dalluar, që do të dalë nga “Miqtë e Bilbiotekës” dhe që do të jepet në ambientet e këtij institucioni në prani të autoriteteve drejtuese të UV dhe personazheve të njohura të arsimit, shkencës e Kulturës në UV dhe qytet.[:en] [:]