[:sq]Përse duhet të studiojmë në Degën e Ekonomiksit?[:en]Why should we study in the Department of Economics?[:]

[:sq]Interesi për Ekonomksin si një degë është në rritje për shumë arsye:

  1. Arsyeja Intelektuale: Ekonomiksi është një fushë që ka të bëjnë me tema të rëndësishme dhe interesante të tilla si: kapitalizmi përkundrejt socializmit, menaxhimi i inflacionit dhe i papunësisë, zhvillimi ekonomik për vendet e varfëra, ndotja dhe ngrohja globale, politika e energjisë, mbrojtja kombëtare, tregtia ndërkombëtare dhe financa, sigurimet shoqërore, dhe shumë politika të veçanta qeveritare të tilla si liberalizimi i energjisë elektrike, paga minimale, kontrolli i rentës etj.
  2. Është një fushë në rritje: Ekonomiksi, është një fushë dinamike e cila është duke zgjeruar vazhdimisht qëllimin e saj. Përmendim këtu Ekonomiksi i Sektorit Publik, Ligji dhe Ekonomiksi,Teoria e Prodhimit Familjar, Bioekonomiksi etj.
  3. Si një shkencë sociale, ekonomiksi përqëndrohet nëpërmjet analizave të veta mbi njerëzit, në rolet e tyre si vendim-marrës ekonomik.
  4. Politikat Ekonomike. Ekonomistët studiojnë se si vendimet e bizneseve dhe vendimet personale janë ndërmarrë në kushte të një informacioni të pasigurt dhe jo të plotë, dhe sigurojnë informacione në brendësi të problemit duke përfshirë edhe planifikimin afat-shkurtër dhe atë afat-gjatë, të tilla si vendimet mbi investimet apo dhe kursimet.
  5. Ekonomiksi është një drejtim studimi prestigjioz. Ekonomiksi është pranuar gjerësisht si maja e shkencave sociale në botë sot. Egziston një Çmim Nobël në Ekonomiks. Ashtu sikurse fizika, matematika, kimia, biologjia, edhe ekonomiksi është gjerësisht i respektuar, si një fushë e suksesshme akademike e cila vepron në nivelin më të lartë intelektual.
  6. Pregatitja e Karrierës: Ekonomiksi është një fushë jashtëzakonisht praktike, dhe një degë në ekonomiks është një përgatitje e shkëlqyer për karrierë në: biznes, shtet, dhe fushën e ligjit, sikurse dhe në fusha të veçanta si në arsim, gazetari, shërbime të huaja, konsultë dhe politikë, etj.
  7. Aftësi të veçanta. Me ndjekjen e kurseve të degës Ekonomiks, studentet zhvillojnë aftësi analitike, një background të fortë sasior, dhe qartësi dhe saktësi të mendimit dhe të shprehjes. Mënyra ekonomike e të menduarit është analitik, i qartë, konciz, dhe rigoroz. Studentët e ekonomiksit janë të mirë në zgjidhjen e problemeve, sepse ata mësojnë të identifikojnë problemet, të përcaktojnë zgjidhje alternative, të përcaktojnë se çfarë të dhënash janë të rëndësishme, dhe të peshojnë objektivisht kostot dhe përfitimet në marrjen e vendimeve.
  8. Nohuri mbi institucionet ekonomike. Studenti perfton një kuptim të mënyrës se si funksionon një sistem kompleks ekonomik. Këto aftësi mund të aplikohen në përmbushjen e përgjegjësive të punës në një shumëllojshmëri sektorësh dhe grupe profesionesh.
  9. Studimi i mëtejshëm pas nivelit Bachelor është i nevojshëm për t’u përgatitur për një karrierë si një ekonomist profesionist ndërkohë që, studimi në nivel Doktorature zakonisht është i nevojshëm për të bërë karrierë akademike.
  10. Mundësi punësimi. Ekonomistët kanë mundësi punësimi në banka dhe në institucione të tjera financiare, pranë firmave konsulente, organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare, apo dhe agjensive qeveritare në të gjitha nivelet qeveritare, si dhe në universitete.
  11. Ekonomiksi dhe studimet juridike. Ekonomksi parashikon një prejardhje të mirë për sukses në studimet juridike, për shkak të mënyrës logjike e analitike të të menduarit që të mëson. Kjo është e vërtetë tani më shumë se kurrë, që një nga disiplinat kryesore të reja në shkollat e ligjit është qasja: Ligji dhe Ekonomiksi, e cila aplikon arsyetim ekonomike në pothuajse të gjitha çështjet ligjore.

[:en]Interest in Economics as a branch is growing for many reasons:[:]